• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi: Gruaja e kryetarit të bashkisë Divjakë përfitoi para nga AZHBR për fermën e verës, punëtorët e bashkisë punojnë te sarajet e kryetarit

14/07/2021
Denoncimi: Gruaja e kryetarit të bashkisë Divjakë përfitoi para nga AZHBR për fermën e verës, punëtorët e bashkisë punojnë te sarajet e kryetarit

Në Divjakë, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Fredi Kokoneshi, Elida Kokoneshi ka përfituar nga AZHBR për një fermë agroturizmi në sektorin e verës një vlerë prej 90 mijë euro.

Deputetja që do të vijë në parlament Ilda Dhori, e PD, e ka denoncuar këtë fakt në rrjetet sociale dhe në media, duke shtuar, se përvec përfitimit nga AZHBR, në procedura jo të qarta, kryebashkiaku i Divjakës ka marrë edhe një tokë prej 6 hektarësh, po në zonën e tij, për të ndërtuar këtë biznes agroturizmi. Sipas deputetes, kjo ka ndodhur në kohën që Kokoneshi ka qenë kryetar Bashkie.

Një ndër akuzat e deputetes së PD është fakti sesi ka mundësi që të njëjtat makineri dhe e njëjta firmë që merret me ndërtimin e bashkisë së Divjakës, është duke punuar edhe tek ferma e agroturizmit që po ngre bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Divjakës.

“E qartë si drita e diellit, kryetari investon për bizneset familjare madje merr miliona lekë nga shteti. Kjo vetëm për një pjesë të biznesit të tij pasi për dërtimin që është duke ngritur në mes të sarajeve të tij ka përfituar akoma më bollshëm. Verifikoj se para disa muajsh, Fredi Kokoneshi I paskërkesh privatizuar “dikujt” tokë në mesin e sarajeve të tij, tokë e marrë me qira aktualisht nga e shoqja e kryetarit dhe pikërisht aty po ndërton kështjellën e sarajeve. Të jetë rastësi???

Pika më kulmore, të njëjtat mjete dhe punëtorë që po ndërtojnë ndërtesën e bashkisë së Divjakës, janë angazhuar në kështjellën e Fredi Kokoneshit” shkruan Ilda Dhori në rrjetet sociale për këtë rast. Deputetja ka nxjerrë edhe aplikimin e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë në AZHBR dhe fondet e përfituara.

Kujtojmë se një ndër zonat ku PS mori goditjen më të rëndë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këitj viti ishte Divjaka, ku PS rezultoi me minus 3300 vota nga zgjedhjet e mëparshme, edhe pse, investimet e qeverisë Rama në Divjakë kanë qenë të mëdha.

Ndërkohë që në vend ka filluar një fushatë intensive hetimesh nga SPAK, zyrtarët e PD edhe për rastin konkret kërkojnë nga kjo strukturë të hetojë për të pritur rezultate konkrete.

Related Posts

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë
Kryesore

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

05/08/2026
Kryesore

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

05/08/2026
Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re
Kryesore

Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re

05/08/2026
15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë
Kryesore

15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë

05/08/2026
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve
Kryesore

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

05/08/2026
Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit
Kryesore

Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit

05/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

05/08/2026
Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

05/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al