• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luigi Soreca vlerësohet në Gjirokastër me çelësin e qytetit, kryebashkiaku: Disa të dëshpëruar në Tiranë që duan ta shpallin “non grata” s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat tona dhe mikpritjen shqiptare

15/07/2021
Luigi Soreca vlerësohet në Gjirokastër me çelësin e qytetit, kryebashkiaku: Disa të dëshpëruar në Tiranë që duan ta shpallin “non grata” s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat tona dhe mikpritjen shqiptare

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, është vlerësuar në Gjirokastër me çelësin e qytetit. Për të dhënë këtë vlerësim ishte zgjedhur aktiviteti i organizuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër me rastin e 16 vjetorit të pranimit të Gjirokastrës në UNESCO. Kryebashkiaku Flamur Golemi teksa i dhuroi çelësin Sorecës, kujtoi zhvillimet e fundit në kryeqytet ku disa përfaqësues të Aleancës për Teatrin kërkuan që diplomati të shpallej “non grata”, pasi sipas tyre ka ndërhyrë te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Dhe po një mik i çmuar për Gjirokastrën dhe shqiptarët është gjithashtu Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, që ndodhet gjithashtu mes nesh.  Pikërisht sepse ka një vend të veçantë për qytetin tonë, kemi zgjedhur këtë ditë me simbolikë të fortë për t’i dhënë çelësin e qytetit.  Zoti ambasador, disa pak të dëshpëruar në Tiranë që kanë kërkuar së fundi të shpalleni “non grata”, s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat tona, mikpritjen shqiptare dhe vlerësimin që ne kemi për miq si ju. Jam i bindur se kaq shumë mbështetës sa ju jeni për shqiptarët dhe kaq shumë sa ju e keni promovuar Shqipërinë, do e kishit merituar një çelës në çdo qytet të Shqipërisë.  Por ne në Gjirokastër u treguam më të shkathët me sa duket sepse nuk thonë kot, po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, tha Golemi.

Në po këtë aktivitet ku ishin të pranishëm edhe diplomatë të tjerë të vendeve të BE-së, si dhe deputetja Mirela Kumbaro, u vlerësuan me tituj nderi edhe drejtues të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, për shkak të rolit të tyre në restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës, si dhe në investimin që po bëhet te sheshi “Çerçiz Topulli”. ©argjiroja.net 

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

14/12/2025
Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al