• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbrojtësi me diplomë, basketbolli, gorilla dhe… Në botën e mrekullueshme të Chiellini

16/07/2021
Mbrojtësi me diplomë, basketbolli, gorilla dhe… Në botën e mrekullueshme të Chiellini

Një jetë me kujtime bardhezi dhe pothuajse asnjë e venitur. I lindur më 1984, Giorgio Chiellini bëri debutimin e tij në kampionat (Serie A) më 12 shtator 2004 me fanellën e Fiorentinës, në ndeshjen e humbur nga vjollcët kundër Romës në “Olimpico” (1-0). Aventura e gjatë me Juventusin filloi vitin e ardhshëm, pas përfundimit të bashkëpronësisë me toskanët. Mbrojtës fizik (187 cm x 85 kg) dhe mjeshtër në shënimin dhe leximin e lojës së kundërshtarit, ai është një armë shtesë në topa joaktivë. Më 17 nëntor 2004, për herë të parë në ekipin kombëtar italian si zëvendësues, në miqësoren kundër Finlandës. Tashmë ka 112 paraqitje për axurrët dhe 8 gola. Thjesht sa për të vendosur shiritin e kapitenit në krahun e tij dhe për të ngritur kupën “Henri Delaunay” në qiell (ky është emri zyrtar i trofeut kontinental, për nder të sekretarit të parë të përgjithshëm të UEFA-s dhe promovuesit të edicionit debutues të kompeticionit).
BASKETBOLLIST I MUNGUAR Idhujt e tij sportivë janë disa legjenda, Paolo Maldini në futboll dhe Kobe Bryant në basketboll. Sepse Chiellini është gjithashtu një tifoz i shkëlqyeshëm i basketbollit. Siç tha në një intervistë të nëntorit 2014 për kanalet zyrtare të ekipit kombëtar, si fëmijë u apasionua shumë pas koshit, falë një shoku të klasës. Pastaj u regjistrua në një shkollë futbolli me vëllain e tij, duke u marrë me topin.
MBROJTËSI ME DIPLOMË Llogaritësen në dorë dhe numrat në gjak. Mbrojtësi i Juventusit ndoqi Shkollën e Mesme Shkencore “Federigo Enriques” në Livorno, më vonë u regjistrua në Universitetin e Torinos. Duke marrë një diplomë të parë në Ekonomi dhe Tregti (me notë 109 nga 110), më 2017 u specializua në Administrim Biznesi. “Studimi më ka ndihmuar në gjithçka, në jetë dhe gjithashtu në sport, – shpjegoi ai në një intervistë për “FifPro”. – Kur isha vetëm, ose kur isha i fejuar, stërvitesha në mëngjes, shkoja në shtëpi, pushoja dhe pastaj studioja për disa orë pasdite”.
BABA I DY VAJZAVE I lindur në Pisa, Chiellini u rrit me familjen e tij në Livorno. Ai ka një motër dhe dy vëllezër, përfshirë binjakun e tij, Claudio (menaxher sportiv dhe agjent i tij). Gruaja e tij është Carolina Bonistalli, me të cilën u martua në vitin 2014. Me të ka dy vajza, Nina dhe Olivia. Në janar 2019, kapiteni blu ishte mysafir, me Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli, i Maria De Filippi në “C’è posta per te”. Më 2020 u botua “Io, Giorgio”, autobiografia në të cilën mbrojtësi tregon historinë e tij (me të ardhurat e dhuruara për organizatën jofitimprurëse “Insuperabili”, e cila promovon futbollin midis personave me aftësi të kufizuara, për të cilën është donator).
GORILLA Pas triumfit të tij në “Wembley”, mbrojtësi postoi një video të bukur të stilit “Superquark” në Twitter, në të cilën ai krahasohet me një gorillë, një kafshë që ka karakterizuar festimet e tij ikonike me grushta në gjoks për vite me radhë. Nga “shuplaka” për Jordi Alba te tërheqja prej fanelle e Saka në finale (e cila ngjalli mjaft polemika mes tifozëve anglezë), duke kaluar nëpër përqafimet e shokëve të skuadrës dhe ritualet e bestytnitë, kapiteni blu është bërë një lojtar kulti në Kampionatin Europian, duke fituar simpatinë e shumë lojtarëve, jo vetëm të Juventusit.

Related Posts

Bëri Valverden për spital, Tchouameni: Sjellje e papranueshme, i kërkoj falje të gjithëve!
Sport

Bëri Valverden për spital, Tchouameni: Sjellje e papranueshme, i kërkoj falje të gjithëve!

08/05/2026
Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Sport

Ekipi i parë dështoi, por Partizani ka mundësinë të shkruajë nesër historinë

08/05/2026
Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Sport

Ekipi i parë dështoi, por Partizani ka mundësinë të shkruajë nesër historinë

08/05/2026
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions
Sport

Test i fundit për kampionët, Egnatia kërkon vazhdimësinë

08/05/2026
Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët
Sport

Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët

08/05/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Tirana në “teh të thikës”, tre skenarët për mbijetesën. Si shpëton direkt dhe si shkon në “play out”

08/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merret vendimi! Fabjola lë “Ferma VIP”

Merret vendimi! Fabjola lë “Ferma VIP”

08/05/2026
Çfarë po ndodh me Ryan Seacrest? Fansat të shqetësuar për pamjen e tij të fundit

Çfarë po ndodh me Ryan Seacrest? Fansat të shqetësuar për pamjen e tij të fundit

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al