• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tokio 2020: A e ka Japonia koronavirusin nën kontroll?

21/07/2021
Tokio 2020: A e ka Japonia koronavirusin nën kontroll?

Edhe nëntë raste me koronavirus u konfirmuan nga organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio, vetëm tre ditë përpara nisjes së tyre. Sipas raportit ditor të organizatorëve, të publikuar të martën në mëngjes, në mesin e rasteve të reja është edhe një atlet. Komiteti Olimpik i Republikës Çeke konfirmoi se lojtari i volejbollit çek në plazh, Ondrej Perusic, u diagnostikua me koronavirus. Shifrat e fundit e çojnë në së paku 71 numrin e rasteve që lidhen me Lojërat Olimpike. Së paku katër raste u regjistruan brenda Fshatit Olimpik.
Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht. Disa ditë më pas, më 24 gusht, nisin Lojërat Paralimpike. Këto kanë qenë të parapara të mbahen vitin e kaluar, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll, Tokio ka shpallur gjendje emergjente dhe ngjarjet olimpike atje dhe në një rajon tjetër do të mbahen pa spektatorë.
Infeksionet e reja me koronavirus kanë nisur të rriten në gjithë Japoninë qysh në fund të qershorit. Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e Japonisë raportoi për mbi 3,000 raste të reja. Megjithatë, shifra është shumë më e ulët se në muajin maj, kur në disa raste numri ditor ka kaluar 7,000. Ekspertët kanë thënë se shkalla ditore e infektimit në qytetin nikoqir të Olimpiadës duhet të jetë nën 100, në mënyrë që Lojërat të zhvillohen mënyrë të sigurt.
Autoritetet shëndetësore të qytetit raportuan më 17 dhe 18 korrik për një mesatare shtatëditore prej më shumë se 1,000 rastesh në ditë. Organizatorët kanë vendosur të mos i lejojnë tifozët në ngjarjet olimpike në Tokio dhe në zonat përreth. Prefektura e Fukushimës ka vendosur gjithashtu që t’i ndalojë spektatorët, edhe pse fillimisht ka thënë se do t’i lejojë ata. Rajonet Mijagi dhe Shizuoka do të lejojnë një numër të kufizuar spektatorësh. Ekzistojnë gjithashtu rregulla të rrepta brenda zonave olimpike, si për garuesit, ashtu edhe për zyrtarët. Atletët, ndërkaq, testohen çdo ditë.
Në dy qytetet më të mëdha të Japonisë, Tokio dhe Osaka, ka nisur një fushatë e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, për t’iu kundërvënë numrit në rritje të rasteve. Deri në fund të javës së kaluar, pak mbi 33 për qind e qytetarëve të Japonisë janë vaksinuar me së paku një dozë, por më pak se 22 për qind janë plotësisht të vaksinuar.
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania kanë 40 deri në 50 për qind të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar 53% e njerëzve janë plotësisht të vaksinuar. Japonia ka filluar vaksinimin e njerëzve në shkurt, më vonë se shumica e vendeve të tjera të zhvilluara.
Për disa muaj, Pfizer/BioNTech ka qenë vaksina e vetme e miratuar në Japoni. Ky proces ka zgjatur më shumë, sepse Japonia ka dashur t’i testojë vetë vaksinat. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha të martën se Lojërat e Tokios do të dërgojnë një mesazh të fuqishëm të “paqes dhe solidaritetit”. “Ne mund t’i kapërcenim të gjitha këto sfida për Lojërat Olimpike, sepse gjatë tetë vjetëve të kaluar kemi shijuar një partneritet të besueshëm [me Japoninë]. Ne gjithmonë mund të mbështetemi te ju”, tha Bach.
Ai i vlerësoi “përpjekjet heroike” të personelit mjekësor dhe të vullnetarëve në kohë të pandemisë dhe tha se anulimi i Lojërave nuk ka qenë kurrë një opsion për organizatorët./REL/

Related Posts

Bëri Valverden për spital, Tchouameni: Sjellje e papranueshme, i kërkoj falje të gjithëve!
Sport

Bëri Valverden për spital, Tchouameni: Sjellje e papranueshme, i kërkoj falje të gjithëve!

08/05/2026
Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Sport

Ekipi i parë dështoi, por Partizani ka mundësinë të shkruajë nesër historinë

08/05/2026
Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Sport

Ekipi i parë dështoi, por Partizani ka mundësinë të shkruajë nesër historinë

08/05/2026
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions
Sport

Test i fundit për kampionët, Egnatia kërkon vazhdimësinë

08/05/2026
Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët
Sport

Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët

08/05/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Tirana në “teh të thikës”, tre skenarët për mbijetesën. Si shpëton direkt dhe si shkon në “play out”

08/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembull që duhet të jepet!

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembull që duhet të jepet!

09/05/2026
Brikena Selmani pas daljes: Më ka ardhur keq që dola para Rogertit

Brikena Selmani pas daljes: Më ka ardhur keq që dola para Rogertit

09/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al