• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtoreshë për Ngrohjen Globale?! Reagon për herë të parë Eli Fara: S’kam firmosur e udhëtuar kurrë si e tillë! Ndjej neveri për akuzat!

24/07/2021
Drejtoreshë për Ngrohjen Globale?! Reagon për herë të parë Eli Fara: S’kam firmosur e udhëtuar kurrë si e tillë! Ndjej neveri për akuzat!

Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka reaguar për herë të parë lidhur me disa lajme, që kanë qarkulluar së fundi se ajo ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Fatmir Mediu. Në lajmin e publikuar në disa media thuhej mes të tjerash se Eli Fara ka bërë 65 udhëtime në SHBA e BE të paguara nga paratë e shtetit.

Lidhur me këto aludime, këngëtarja e mirënjohur ka thyer heshtjen, duke mohuar në mënyrë të prerë një gjë të tillë, teksa thekson se “nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë”.

POSTIMI I PLOTE I ELI FARES:

“Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve!

Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote?

Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba
Kryesore

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë
Kryesore

Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë

07/10/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj

07/10/2026
Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli
Kryesore

Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli

07/10/2026
QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend
Kryesore

QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kafshimi nga gjarpri, 10 gjërat që duhet të bëni menjëherë – Balkanweb.com – News24

Kafshimi nga gjarpri, 10 gjërat që duhet të bëni menjëherë – Balkanweb.com – News24

08/10/2026
Tension në Shkodër, pas bojkotit të stërvitjes nga lojtarët për shkak të pagave të prapambetura, vjen dorëheqja e Drejtorit Sportiv – Balkanweb.com – News24

Tension në Shkodër, pas bojkotit të stërvitjes nga lojtarët për shkak të pagave të prapambetura, vjen dorëheqja e Drejtorit Sportiv

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al