• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryeministri Mitsotakis më i pasuri ndër politikanët në Greqi, ja kush është më i varfri

30/07/2021
Kryeministri Mitsotakis më i pasuri ndër politikanët në Greqi, ja kush është më i varfri

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, është më i pasuri nga udhëheqësit politikë të Greqisë, ndërsa më i varfri është sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke , Dimitris Koutsoumbas, sipas listës mbi të ardhurat dhe pasuritë e politikanëve grekë për vitin financiar 2019, që është publikuar në faqen e internetit të Parlamentit.

Deklarata e Kyriakos Mitsotakis përmban të ardhurat e tij si kryeministër që shkojnë në 82,000 euro, letra me vlerë dhe një llogari bankare, ndërsa edhe bashkëshortja e tij Mareva Grabovski Mitsotaki deklaron rreth 60000 euro nga shërbimet e paguara dhe pasuritë e paluajtshme , 3 depozita per sende të çmuara në një bankë greke,rreth 400.000 euro dhe dollarë në bankat e vendit dhe të huaja.

Pasuria e paluajtshme e çiftit, e cila tregon pronësi në 36 prona në Kretë, Athinë dhe Tinos, mbetet e pandryshuar, ndërsa të dy duket se vazhdojnë të shlyejnë hua të marra nga banka të ndryshme.

Presidenti i SYRIZA -s, Alexis Tsipras, deklaron të ardhurat që arrijnë në 67,000 euro, ndërsa bashkëshortja e tij 19,000 euro, një depozite bankare prej 140,000 euro, një apartament 114 m2 në Athinë që nga viti 1996 dhe një tokë 300 m2 në Artemida, që nga viti 2011, të dyja asete nga përfitimi prindëror. Gjithashtu Tsipras ka një motor 700 kubikë i vitit 2007 dhe gruaja e tij një makinë 1,300 kubike e vitit 2013.

Rreth 30 prona, të ardhura të mira dhe depozita bankare deklaron edhe kryetarja e socialisteve grekë Fofi Gjenimatas. Përsëri komentohet për të ardhurat e larta kreu i partisë Mera 25, ish-ministër i Financave në qeverinë Tsipras, Janis Varufakis, por edhe kreu i partisë tjetër parlamnetare “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos.

Kurse lideri i komunisteve grekë deklaron vetëm të ardhurat si deputet për 2019 në vlerën e 73.500 eurove , bashkëshortja e tij 18.000 euro, ndërsa kanë vetëm dy prona në Greqinë qendrore.

Publikimi i pasurive dhe të ardhurave të politikanëve, që bëhet çdo vit, vjen sivjet në një moment kur në qendër të kritikave të opozitës greke është pikërisht çifti Mitsotakis,që akuzohet se ka fshehur në deklaratat e tij prej vitit 2016 një kompani dhe një pronë në Francë.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshime të mëdha: Fejesë në familjen e Gjestit dhe rikthim në muzikë

Ndryshime të mëdha: Fejesë në familjen e Gjestit dhe rikthim në muzikë

01/05/2026
Erika Kirk flet pas të shtënave në WHCD, kritikon gazetarët e “desensibilizuar”

Erika Kirk flet pas të shtënave në WHCD, kritikon gazetarët e “desensibilizuar”

30/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al