• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zyrtare/ Louis van Gaal, trajner i Holandës për herë të tretë

04/08/2021
Zyrtare/ Louis van Gaal, trajner i Holandës për herë të tretë

Louis van Gaal për herë të tretë në krye të përfaqësueses holandeze të futbollit. Federata holandeze e futbollit ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin 69-vjeçar për një bashkëpunim që do të zgjasë deri në vitin 2022. Federata Holandeze, prej më shumë se një muaji, ishte vënë në kërkim të një trajneri për kombëtaren pas dorëheqjes së Frank de Boer, nën udhëheqjen e të cilit Holanda nuk arriti objektivin në Evropian, ku u eliminua nga Republika Çeke (2-0) në fazën e 1/8-ave. Van Gaal ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë emërim, duke u shprehur: “Futbolli holandez ka qenë gjithmonë pranë zemrës sime dhe stërvitja e kombëtares është, sipas meje, një pozicion kyç për përparimin e mëtejshëm të futbollit tonë. E konsideroj nder të stërvit ekipin kombëtar holandez. Ka pak kohë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, të cilat janë menjëherë vendimtare për pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Prandaj, fokusi është menjëherë 100 për qind te lojtarët dhe qasja taktike. Në fund të fundit, unë u emërova për këtë. Deri tani kam folur tashmë me një numër lojtarësh dhe stafi teknik është vënë në dispozicion së bashku me Federatën. Mezi pres ta nisim punën së bashku”. “Tulipanët” me de Boer në stol nuk i kanë nisur mirë as eliminatoret e Botërorit, pasi në sfidën e parë u mposhtën 4-2 nga Turqia. Një tjetër disfatë e mundshme ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e radhës në shtator, do ta vinte në dyshim serioz kualifikimin në eventin madhor të futbollit, që do të zhvillohet në vendin aziatik.
Van Gaal e ka udhëhequr Holandën edhe dy here të tjera. Vlen të kujtohet sidomos përvoja e dytë e tij, pasi i çoi “Tulipanët” deri në gjysmëfinale të Botërorit 2014 (u renditën të tretët). Në janar të vitit 2017, pas përfundimit të përvojës në krye të Manchester United, van Gaal, i cili në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të tjera të mëdha si Ajax, Barcelona dhe Bayern deklaroi se tërhiqej nga trajningu, por mundësia për të kontribuar për kombëtaren e ka tunduar që të veshë sërish tutat e trajnerit.

Related Posts

Arritje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Arritje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1 – Balkanweb.com – News24
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1 – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor
Sport

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov
Sport

Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov

24/08/2026
Trabzonspor, Muçi: Salah super lojtar, në Europë japim shpirtin
Sport

Trabzonspor, Muçi: Salah super lojtar, në Europë japim shpirtin

24/08/2026
Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj
Sport

Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arritje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Arritje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1 – Balkanweb.com – News24

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1 – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al