• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Virusi doli nga laboratori, publikohet raporti i ligjvënësve republikanë

04/08/2021
Virusi doli nga laboratori, publikohet raporti i ligjvënësve republikanë

Një raport nga ligjvënës republikanë thotë se “prova të shumëfishta” tregojnë se virusi që shkaktoi pandeminë e COVID-19 doli nga një objekt kërkimor kinez. Agjencitë amerikane të zbulimit nuk kanë dalë me këtë përfundim. Raporti, i bërë publik të hënën, përmend gjithashtu “prova të shumta” se shkencëtarët e Institutit të Wuhanit për Virologjinë, me ndihmën e ekspertëve amerikanë dhe fondeve nga qeveria amerikane dhe ajo kineze, po punonin për të modifikuar koronaviruset për të infektuar njerëzit dhe se manipulime të tilla bëheshin fshehurazi.

Ligjvënësi Mike McCaul, republikani më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Brendshme, e bëri publik raportin. Në të bëhet thirrje për hetime dypartiake lidhur me origjinën e pandemisë që ka vrarë deri tani mbi 4.4 milionë vetë në shkallë globale. Kina ka hedhur poshtë akuzat se koronaviruse të modifikuara gjenetikisht kanë dalë nga laboratori dhe një prej tyre, i diktuar fillimisht në fund të 2019, ishte shkaktari i pandemisë. Pekini po ashtu hedh poshtë akuzat se ka pasur përpjekje për të mbuluar zanafillën e pandemisë. Disa ekspertë kanë ngritur hipotezën se pandemia u shkaktua nga një virus i transmetuar nga kafshët tek njeriu në një treg peshku pranë laboratorit në Wuhan.
“Besojmë se ka ardhur koha ta përjashtojmë plotësisht këtë teori se pandemia filloi në tregun e Wuhanit,” thuhet në raport. “Ne po ashtu besojmë se prova të shumta dëshmojnë se vurisi doli nga laboratori disa ditë para 12 shtatorit 2019.
Raporti citonte informcione të reja, apo të paraportuara më parë për probleme në protokollet e sigurisë, ndër to kërkesën e bërë në korrik 2019 për riparime të përgjithshme të sistemit për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, i cili kishte vetëm dy vjet në funksionim. Në prill, agjencitë amerikane të zbulimit thanë se dalin në mbështetje të konkluzioneve të shkencëtarëve se virusi nuk ishte krijuar në laborator dhe nuk ishte i modifikuar gjenetikisht. Presidenti Joe Biden dha në maj urdhër që agjencitë amerikane të zbulimit të përshpejtojnë punën për të zbuluar origjinën e pandemisë dhe të raportojnë rezultatet brenda 90 ditësh.
Një burim me njohuri mbi punën e agjencive të zbulimit tha se nuk është arritur ende një përfundim nëse virusi erdhi nga kafshët apo doli nga laboratori./VOA

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Kristjan Prenga sfidon kampionin Joshua, kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë boksierin shqiptar

Boks/ Kristjan Prenga sfidon kampionin Joshua, kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë boksierin shqiptar

22/07/2026
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al