• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sondazhet për zgjedhjet në Gjermani/ Kush ulet në vend të Merkel?

06/08/2021
Sondazhet për zgjedhjet në Gjermani/ Kush ulet në vend të Merkel?

Kush do ta pasojë Angela Merkelin? Në fund të vitit 2020 sondazhet flisnin për një fitore të qartë të Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe Partisë simotër bavareze Kristiansociale (CSU), që emëruan në prill kandidat për kancelar Armin Laschet. Bazuar në rezultatet e sondazheve për muaj të tërë llogaritë në shifra flisnin për një koalicion mes kristiandemokratëve dhe ekologjistëve. Këto dy parti arrinin së bashku 57 përqind. Edhe në maj kur pati një dobësim të unionit konservator, i cili në sondazhet e rregullta që zhvillon me elektoratin Instituti për Hulumtimin e Opinionit „Infratest dimap”, renditej pas ekologjistëve, pyetja kryesore që shtrohej ishte: A do ta trashëgojë kancelaren që nga viti 2005 në pushtet Angela Merkel kristiandemokrati Armin Laschet apo kandidatja e ekologjistëve për kancelare Annalena Baerbock?

Ndërsa tani tre muaj më vonë dhe pak javë para votimeve tendenca ka ndryshuar: aktualisht sondazhet flasin për një kuotë prej 46 përqind për partinë kristiandemokrate dhe ekologjiste së bashku. E pikërisht po këtë kuotë arrijnë së bashku edhe partitë SPD, liberal-demokratët (FDP), Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partia e Majta. Pra aktualisht më shumë se çdo herë tjetër partive u duhet të vrasin mendjen, se çfarë koalicioni mund të krijojnë për të qeverisur së bashku.
Një zgjedhje direkte në favor të Olaf Scholz
Papritur madje edhe kandidati socialdemokrat për kancelar Olaf Scholz  ka më shumë shpresë për të drejtuar një koalicion të mundshëm me ekologjitët dhe liberal-demokratët. Vetëm tri pikë e ndajnë atë në sondazhe nga partia ekologjiste e bashkë me FDP ata do të mund të krijonin teorikisht një koalicion qeverisës. Nëse vazhdon kjo tendencë në favor të SPD-së dhe unioni konservator humbet edhe më shumë pikë, në fund mund të mjaftojë sërish një koalicion me bazë të gjerë mes SPD-së dhe CDU/CSU-së. Por nëse partitë sërish do të gjenin gjuhën e përbashkët lidhur me konceptet për qeverisjen, kjo është një çështje tjetër.
Nëse gjermanët do të mund ta zgjidhnin direkt kancelarin apo kancelaren, Olaf Scholz do të kryesonte. Pyetur në këtë formë, rezulton që Scholz kryeson bindshëm në sondazhe me 35 përqind kundrejt Armin Laschet, me 29 përqind dhe Annalena Baerbock  me 16 përqind. Ky avantazh del edhe më qartë në pah me pyetjen, se sa të kënaqur janë zgjedhësit me punën e këtyre tre politikanëve: Scholz vlerësohet me 48 përqind, ndërsa Baerbock me 27 dhe Laschet me 24.
75 përqind thonë: Merkel ka qenë një kancelare e mirë

Angela Merkel politikania më e preferuar në elektorat. Ajo prej vitesh në sondazhe renditet e para në këtë kategori madje edhe tani në fund të mandatit të saj të katërt vlerësimi për të është me 66 përqind. Kancelarja prej 16 vitesh në këtë post ka mbështeteje të gjerë në popull. 75 përqind mendojnë, se politikania kristiandemokrate ka qenë një kancelare e mirë.

Angela Merkel gëzon mbështetje të madhe edhe ndër radhët e përkrahësve të partive të tjera parlamentare, me përjashtim të AfD-së. Mbi dy të tretat e të anketuarve, mendojnë, se Angela Merkel është kompetente, e aftë për drejtim, e besueshme dhe simpatike. Tipare këto me të cilat 67 vjeçarja do të vazhdojë ta qeverisë Gjermaninë derisa në Bundestag të jetë votuar pasuesi ose pasuesja e saj.

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

22/07/2026
Legjionarët/ Marash Kumbulla jashtë planeve të Gasperinit, 3 skuadra në La Liga në garë për mbrojtësin shqiptar

Legjionarët/ Marash Kumbulla jashtë planeve të Gasperinit, 3 skuadra në La Liga në garë për mbrojtësin shqiptar

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al