• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Artan Hoxha: Sali Berishën nuk ka “bir nëne a bir kur*e” ta tërheqë, ai nuk është njeri por histori

07/08/2021
Artan Hoxha: Sali Berishën nuk ka “bir nëne a bir kur*e” ta tërheqë, ai nuk është njeri por histori

Artan Hoxha (presidenti) thotë se Amerika e ka të vështirë ta fitojë betejën me Sali Berishën.
Sipas tij, ky i fundit nuk është person por histori.

Shkrimi i plotë
Dje, ambasadoresha amerikane ju tha shqiptarëve, me fraza ca më të shkoqura se zakonisht diplomatikisht, se i paskësh kërkuar Lulzim Bashës të largojë Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat me çeljen e sezonit të ri.

Duket se linja zyrtare që qeveris aktualisht ShBA, pas shpalljes së ndalimit të hyrjes së Sali Berishës dhe familjes se tij në këtë vend, synon të arrijë një rezultat të ngjashëm me rastin e Tom Doshit, i cili, pasi fitoi betejën zgjedhore, me Amerikën zyrtare kundër, dha dorëheqjen edhe nga mandati parlamentar edhe nga kryesimi i partisë së vet.

Lidhur me aktin e Sekretarit Blinke në raport me Sali Berishën, dëmin qe ky akt i sjell demokracisë në Shqipëri duke favorizuar krahun e fuqizuar Rilindës e të mbipushtetshëm dhe pasojat e pritëshme i kam trajtuar në shkrimin “Kur ia fut kot edhe Amerika” me 22 maj ndaj nuk po zgjatem.

Që nga ai moment i parë linja zyrtare amerikane duket se ka tentuar të bindë drejtpërdrejt Sali Berishen të terhiqet.

Vetëterheqja e tij është parë si rruga e mesme edhe nga opinioniste të ndryshem, kryesisht kritikë të Sali Berishës, e që në një farë mënyre kanë shprehur atë që edhe mund të kenë degjuar a tu jetë thënë në takimet e ngushta gjysmë formale e gjysmë diplomatike. Në një rast të këtille edhe Berisha do shmangte një betejë të pafitueshme, edhe PD shpëtonte nga ky siklet, edhe ShBA arrinte objektivin. Me fantazistët shtojnë se kjo hap rrugë për ndëshkime të mirëfillta majtas nga drejtësia e reformuar e nën kontrollin amerikan.

Mund të jetë edhe kështu por kështu nuk ka gjasa të ndodhë sepse që në fillim ishte e qartë se as Sali Berishën nuk ka “bir nëne a bir kurve” ta tërheqë nga beteja për dinjitetin e vet (perveç nëse i plotfuqishmi e merr në gjirin e vet); as Amerika zyrtare nuk tërhiqet nga kjo betejë dinjiteti prej superfuqie (përveç nëse ndryshon thelbësisht raporti politik i forcave atje për të tjera aresye); as PD nuk ndahet dot nga Sali Berisha jo thjeshtë si person por si histori, botëkuptim, përbërje shoqërore (perveç nëse ndahet me dysh, me tresh, rrudhet fort a shkërmoqet për fare).

E meqë dy faktorët e parë janë më stoike e të pandashëm, i gjithë presioni do bjerë mbi PD, Lulzim Bashën, kryesinë e re (në pritje për tu zgjedhur), grupin e ri parlamentar, keshillin e ri kombëtar.

PD do duhet të mbajë qëndrim tashmë që kërkesa për “atvrasje” po bëhet ashiqare nga Amerika Zyrtare. Po aq ashiqare sa edhe Edi Rama e tha në Opinion, fill pas zgjedhjeve të 25 prillit, si dobësi apo paaftesi e Lulzim Bashës dhe aresye thelbësore pse ai nuk fiton ndaj tij si shembulli përfekt i “atvrasjes”. Njehsim i plotë mes linjës zyrtare amerikane dhe asaj rilindëse, por edhe kjo nuk është gjë e re. Prej vitesh tashmë.

Konfirmim ky si i vetmi lajm i keq, i përsëritur, nga fronti amerikan për demokracinë e mjerë shqiptare.

Related Posts

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare
Lajme

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Lojëra fati të paligjshme, nën hetim i riu nga Gjirokastra

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al