• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehen shifrat e dimrit në ShBA/ Mesatarisht 100 mijë raste të reja në ditë me COVID-19

08/08/2021
Rikthehen shifrat e dimrit në ShBA/ Mesatarisht 100 mijë raste të reja në ditë me COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë tani mesatarisht 100,000 infeksione të reja në ditë me COVID-19, duke iu rikthyer një shifre që për here të fundit ishte parë gjatë dimrit, duke nxjerrë në pah se sa shpejt është përhapur në të gjithë vendin varianti Delta.

SHBA kishte mesatarisht rreth 11,000 infektime në ditë në fund të qershorit. Tani kjo shifër ka shkuar në 107,143.
U deshën nëntë muaj vitin e kaluar që në SHBA të kapërcente numri mesatar prej 100,000 i rasteve në nëntor, para se të arrinte kulmin në rreth 250,000 në fillim të janarit. Rastet ranë konsiderueshëm në qershor, por u deshën rreth gjashtë javë për t’u rikthyer në mbi 100,000, pavarësisht se 70% e të rriturve janë vaksinuar.
Edhe mesatarja javore për vdekjet e reja ditore u rrit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ajo u rrit gjatë dy javëve të fundit nga rreth 270 vdekje në ditë në gati 500 në ditë deri të premten.
Virusi po përhapet shpejt përmes popullatave të pavaksinuara, veçanërisht në jug të vendit, ku spitalet janë të mbingarkuara me pacientë.
Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se rastet do të vazhdojnë të rriten nëse nuk vaksinohen më shumë amerikanë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vaksinuar plotësisht zyrtarisht gjysmën e popullsisë, falë rritjes së ritmit të vaksinimeve gjatë javës së kaluar. Në llogarinë e tij në Twitter, Drejtori i të Dhënave për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë Cyrus Shahpar tha se deri të premten, ishin bërë 821,000 vaksina për këtë javë, përfshirë 565,000 persona që bënin dozën e parë.
Ai tha se mesatarja shtatë ditore e të sapovaksinuarve është rritur 11% nga java e kaluar dhe 44% gjatë dy javëve të fundit. Më herët të premten, organi rregullator mjekësor i Bashkimit Evropian, Agjencia Evropiane e Barnave, rekomandoi përditësimin e etiketave paralajmëruese mjekësore për vaksinën Johnson & Johnson për COVID-19, për të reflektuar reagime shtesë të mundshme ndaj ilaçit.
Ky lajm erdhi vetëm disa orë pasi Johnson & Johnson raportoi rezultatet pozitive të një prove kërkimore në Afrikën e Jugut që tregojnë se vaksina siguron 91% deri në 96.2% mbrojtje ndaj vdekjes, 67% efikasitet kundër shtrimit në spital me variantin Beta të virusit që shkakton COVID-19 dhe 71% kundër variantit Delta.
Ndërkohë, Qendra e Informacionit për Koronavirusin në Universitetin Johns Hopkins publikoi të dhëna të Premten që tregojnë se pavarësisht futjes së vaksinave të reja COVID-19 muajt e fundit, virusi vazhdon të përhapet në të gjitha pjesët e botës, i nxitur nga varianti shumë ngjitës Delta.
Autoritetet në Australi raportuan një numër rekord infeksionesh COVID-19, përfshirë dy vdekje të shtunën, kryesisht në New South Wales, dhe u bënë thirrje njerëzve të rrinë në shtëpi për të minimizuar një përhapje të mëtejshme të koronavirusit për shkak të variantit Delta.

 

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mimoza Ahmeti thumbon Ramën me sarkazëm: Më gjej pak lepujt me satelit, a punon ai? Po e-Albania punon tani?

Mimoza Ahmeti thumbon Ramën me sarkazëm: Më gjej pak lepujt me satelit, a punon ai? Po e-Albania punon tani?

30/04/2026
“Fitore e madhe” për Tyler: 99.9% e pretendimeve hidhen poshtë

“Fitore e madhe” për Tyler: 99.9% e pretendimeve hidhen poshtë

30/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al