• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet shefi i klubit: Milinkoviç është trajneri ynë, Luftëtari i ka gati afrimet e verës

12/07/2017
Flet shefi i klubit: Milinkoviç është trajneri ynë, Luftëtari i ka gati afrimet e verës

Në Gjirokastër janë të bindur se Mladen Milinkoviç është ende trajneri i Luftëtarit. Këtë e ka konfirmuar dje në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” drejtori sportiv i klubit bluzi, Gentian Nora. Ai foli edhe për merkaton, duke treguar se janë gati disa afrime, por do zbulohen në vijim.

Gentian, prej 45 ditësh skuadra po pushon dhe në të njëjtën kohë klubi nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim në merkato. Çfarë po ndodh?
 
Gjërat në klubin tonë janë të qarta. Natyrisht, me problematikat e vogla që mund të shoqërojnë çdo ekip, por nëse nuk do të shkonte diçka, atëherë nuk do të mendonte njeri për pushimet. Brenda kësaj jave, pasi të përfundojnë të gjithë pushimet e merituara do të bëhet mbledhja e parë.

Çfarë pritet nga kjo mbledhje?

Do të jetë tepër e rëndësishme, pasi do të bëhet planifikimi për buxhetin dhe përcaktimi i strategjisë për sezonin 2017-2018. Do të vendoset edhe për datën se kur do të nisë skuadra stërvitjen, por gjithashtu për fazën përgatitore që do të bëjë skuadra.

Ju mendoni se nuk jeni vonë me përgatitjet?

Mendojmë se nuk jemi as vonë dhe as shpejt.

Po flitet shumë për trajnerin. Kush do ta drejtojë Luftëtarin?

Luftëtari e ka trajnerin. Në këtë moment që po flasim, trajner është Mladen Milinkoviç. Nëse ai do të ishte larguar do ta kishim bërë publike, nuk kishte asnjë arsye pse ta fshihnim.

Nuk ka asnjë dyshim për Milinkoviç?

Ju thashë, nëse do të kishte diçka do ta kishim zyrtarizuar.

A mund të na konfirmoni se kush është larguar nga Luftëtari?

Zyrtarisht nga Luftëtari është larguar vetëm Usama Mutumane. Pra, janë të njëjtët aktorë në skuadër. Nuk e di si funksionon në klubet e tjera, por Luftëtarin e drejton trajneri dhe vendos ai.

Related Posts

7 pikë në 7 javë, De Laurentiis beson: Napoli për titull
Sport

7 pikë në 7 javë, De Laurentiis beson: Napoli për titull

08/04/2026
Një Arsenal cinik, ndaj Sporting mjafton Havertz, Arteta: Ishte e vështirë, Raya fenomenal
Sport

Një Arsenal cinik, ndaj Sporting mjafton Havertz, Arteta: Ishte e vështirë, Raya fenomenal

08/04/2026
“Fitore e madhe, por kujdes”, Kompany e Neuer nuk festojnë. Arbeloa: Jemi gjallë

14 vite pa fitore, statistikat e dërgojnë Bayern në 1/2, Neuer-Kane thyejnë “mallkimin” Real Madrid (VIDEO)
Sport

14 vite pa fitore, statistikat e dërgojnë Bayern në 1/2, Neuer-Kane thyejnë “mallkimin” Real Madrid (VIDEO)

08/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

7 pikë në 7 javë, De Laurentiis beson: Napoli për titull

7 pikë në 7 javë, De Laurentiis beson: Napoli për titull

08/04/2026
Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al