Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur për vaksinimin masiv të popullsisë.
“Muaji Shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës së përditshme.
Apeli i Ministres Ogerta Manastirliu dhe plani për përballimin e valës së koronavirusit gjatë vjeshtë-dimrit”, thuhet në njoftim.








