Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se sulmi amerikan me dron ndaj degës së ISIS në Afganistan vrau dy operativë të lartë të shtetit islamik për të cilët ushtria beson se ishin përgjegjës për ngjarjet në aeroportin e Kabulit të enjten. Gjeneral Major William Taylor ka dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin amerikan me dron në Afganistan. Taylor tha se asnjë civil nuk u lëndua gjatë sulmit.
Në konferencën e sotme të Pentagonit, Gjeneral Major William Taylor dha gjithashtu një azhurnim mbi numrin e njerëzve të evakuuar nga aeroporti i Kabulit. Ai tha se më shumë se 117,000 njerëz, shumica e tyre civilë afganë, ishin evakuuar që nga fillimi i misionit.









