• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miqtë i japin lamtumirën Sherif Merdanit

30/08/2021
Miqtë i japin lamtumirën Sherif Merdanit

Sherif Merdani, duke kenduar gjate aktivitetit Midis Tri Koheve, organizuar nga ministria e Drejtesise ne Teatrin Kombetar, ne kuader te promovimit te trajtimit human te te denuarve.

Një ditë më parë është ndarë nga jeta artisti i madh Sherif Merdani. Sot, dyert e mortit janë hapur, e miq e të afërm të këngëtarit kanë shkuar për t’i dhënë nderimet e fundit.
Dy nga këngëtarët e mirënjohur, Kozman Dushi dhe Luan Zhegu treguan historitë që kanë pasur me Merdanin dhe shijet e tij në këngë.
Luan Zhegu, tha se këngëtari do të jetë një yll i pa shuar për muzikën shqiptare. Si dhe rrëfeu momentet e para të takimit me të pas daljes nga burgu.

“Përshtypjet për Sherif Merdanin kanë qenë me emocion. Sapo doli nga burgu takimin e parë e kemi patur bashkë. Unë nuk e njoha, sepse ishte me një kapele, por duke e parë te sytë dhe zëri i thashë Sherifi? ‘Po’ më tha. U përqafuam dhe lotuam të dy. Emocioni tjetër ka qenë kur unë i kompozova këngën, “Se kënduan Let it Be” kënga pati jehonë të madhe.

“Sherifi kur këndonte lotonte. Ajo ishte tamam jeta e Sherifit. Nuk e di, nuk e besoj akoma që Sherifi nuk është këtu. Ai ka ndërruar banesë. Ai ka shkuar në vend tjetër, e prapë do të ndriçojë dhe do të ketë dritën e tij, një yll i pashuar në muzikën shqiptare, i tillë do të mbetet. Gjej rastin të ngushëlloj gruan, djalin, të afërmit dhe farefisin e tij”, tha Luan Zhegu.

Këngëtari tjetër, Kozma Dushi ka treguar shijet muzikore të Sherif Merdanit. Sipas tij, Sherifi nuk dëshironte të këndonte me regjistrim dhe gjithmonë preferonte të këndonte live, ndërsa shtoi se ishte i shqetësuar për ecurinë që ka marrë muzika shqiptare.

“Sherifi bëri për vete rininë me këngët e tij të bukura. Takoheshim shpesh, se ishim në një lagje. Dy muajt e fundit s’e kam parë. Ai ishte intelektual, artist. Kishte zë të ëmbël, brilant dhe ishte i dashur me shokët. I lutem Zotit të prehet në paqe. Do ta kem në zemër për gjithë jetën. Unë me Sherifin kam biseduar shpesh. Festivali i 11, por dhe të gjitha kur ka marrë pjesë ai ishin këngë perla.

Sherifi i donte këngët me ritëm, me poezi. Ajo kohë ka bërë një super gabim të madh. Ai vetëm këndonte, shpirtin kishte. Edhe në Librazhd ku e takova unë, i dha atmosferë atij qyteti. Të gjithë e donin. Ajo që ka ndodhur me Sherif Merdanin s’duhet të ndodhte kurrë. Ai nuk e meritonte. Brezi i tij këndon akoma. Mesazhi i tij është që këngët janë të bukura, artistët janë të lirë, muzika të bëhej live, muzika të mos bëhej rrëmujë. Ai nuk i donte tallavatë e këto të tjerat. Sherif Merdani solli një mënyrë të re të të kënduarit”, tha Kozma Dushi.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al