• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjeku i njohur apel qytetarëve: Vaksinohuni!

30/08/2021
Mjeku i njohur apel qytetarëve: Vaksinohuni!

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, një ndër zërat më kritik në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19 nga qeveria shqiptare, i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve. Mjeku Dasho, në një postim në rrjetet sociale, apelon që qytetarët të vaksinohen, si mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga virusi. Ndër të tjera, ai thekson se refuzimi për t’u vaksinuar është gabim i madh, pasi rrezikon direkt shëndetin dhe jetën.

“Një tragjedi në 12 muaj”/ Erion Dasho: Këto data shënojnë fillimin dhe mbarimin e COVID-it në Shqipëri“NJOHURITË MË TË MIRA QË KEMI SOT, THONË “VAKSINOHU!”

Teoritë No-Vax dhe Anti-Vax vazhdojnë të pengojnë programet e vaksinimit edhe në Shqipëri. Sot, kur qytetarit shqiptar i paraqitet mundësia për t’u vaksinuar duke zgjedhur midis Pfizer dhe Astra Zeneca, refuzimi për t’u vaksinuar është gabim i madh, pasi rrezikon direkt shëndetin dhe jetën!

Nuk po them se shqetësimet e atyre që refuzojnë të vaksinohen duhen injoruar. Përkundrazi! Çdo shqetësim i çdokujt që kujdeset për shëndetin e vet duhet trajtuar me seriozitetin më të madh!

POR! Në një situatë pandemie si kjo që po përjetojmë sot, të refuzosh vaksinimin do të thotë të heqësh dorë nga e vetmja mundësi për të ulur (jo për të eliminuar) infektimin, komplikacionet dhe vdekjen nga COVID!

Sigurisht që shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të mashtruar dhe të lënë pas dore nga një qeveri, ministri dhe komitet i papërgjegjshëm që e ktheu Shqipërinë në një skenë filmi horror gjatë dimrit të kaluar dhe bëri që shqiptarët të kishin një ndër shkallët më të larta të vdekshmërisë në botë.

Kanë të drejtë të ndihen të lënë pas dore kur kryeministri i tyre delirant priste parti të papërfillshme të vaksinës Pfizer dhe në vend që t’ua ofronte ato mjekëve, hynte i pari në radhë për t’u vaksinuar. Kurse shqiptarëve u ofroi një vaksinë që ende edhe sot nuk dihet se çfarë efektiviteti dhe çfarë sigurie ka! Më pas, i njëjti e ktheu vaksinimin nga një proces jetëshpëtues në një farsë elektorale!

Por, sot çdo shqiptar që nuk e ka kaluar infeksionin ose që është vaksinuar me vaksina të pasigurta, duhet të kërkojë të vaksinohet me një vaksinë cilësore. Jo për Edi Ramën, Manastirliun apo Najadën, por për jetën dhe për shëndetin e vet. Ky është informacioni më i besueshëm dhe më i saktë që kemi sot. Vaksina shpëton jetën!”-shkruan Erion Dasho.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al