• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshimet në qeveri/ Mandat i ri, gjellë e vjetër

02/09/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Nga Andi Bushati

Edhe për katër vite me radhë shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën gjellë, të ftohur e të ngrohur disa herë. Ndryshimet e emrave të qeverisë, që Rama shpalli sot, dhe lëvizjet në hierarkinë e opozitës që Basha prezantoi pak ditë më parë, nuk premtojnë asnjë ndryshim thelbësor në sezonin e ri politik. Disa figura mund të jenë të ndryshme, por filozofia mbetet po ajo: ne do të shohim të njëjtën shumicë që bën sikur qeveris në emër të njerëzve dhe të njëjtën opozitë që bën sikur lufton me sistemin e kapur kleptokrato- oligarkik.

Ndonëse largimet e Etilda Gjonajt nga Drejtësia (aq më tepër e zëvendësuar nga Ulsi Manja) dhe Anila Denajt nga Financa mund të përbëjnë surprizë, ndonëse Bilali dhe Muzhiqi katapultohen si emra fare të panjohur për publikun, qeveria e re e Rilindjes mbetet sërish skuadra e lakejve të një lideri autoktat. Ai mund të bëjë ç’të dojë me Blendi Klosin, që nuk i fal vrasjet për shezlonët e Velipojës dhe po ashtu me Damian Gjiknurin që e ka amnistuar për unazën e re, apo me Lindita Nikollën që ia ka falur faktin që i dolën në rrugë studentët. Edhe njëherë, qeveria e re Rama tregon se nuk është fryt i një mendimi dhe vullneti kolegjial, por vetëm kapriço dhe tekë e një njeriu të vetëm.

Në këtë kuptim nuk ndryshon aspak, as filozofia e kundërshtarëve që ka përballë. Ndonëse Basha ngriti në majë të piramidës partiake një grua të pastër si Jorida Tabaku, ndonëse ai i dha frenat e grupit parlamentar një juristi të sprovuar si Alfred Rushaj, të gjitha ndryshimet e fundit në PD mbeten zgjedhje krejtësisht personale dhe voluntariste të kryetarit që e çon forcën e tij nga humbja në humbje. Çdo ngritje apo spostim i fundit në PD, madje të gjitha të marra së toku, nuk e kanë forcën e tërmetit që shkaktoi Mark Marku dhe njollën që ai i la imazhit publik të partisë më të madhe të opozitës.

Por, mbi të gjitha, e rëndësishme është se katërvjeçari i ri opozitar do të dominohet nga e njëjta qasje e squllët, me mungesë parimesh dhe me flirtime okulte, po ashtu si paraardhësit. Deviza e Ajnshtajnit, për çmendurinë e të përsëriturit të së njëjtës gjë duke pritur një fund të ndryshëm, është ajo që i shkon më së miri kësaj opozite. Dihet që tani se ajo është e pazonja të ndalë Ramën në mbajtjen e pushtetit të uzurpuar dhe për më tepër të mbrojë shqiptarët nga abuzimet e tij.

Vetëm duke e parë në këtë perspektivë mund të kuptohet më mirë se sa vlerë ka loja me ndryshime emrash, e cila si zakonisht zapton titujt kryesorë të mediave. Përtej kuriozitetit vuajerist, efekti i saj për publikun është zero. Faktikisht ne do të kemi të njëjtën qeverisje me të njëjtën mënyrë kundërshtimi, si tetë vitet e shkuara. Shqiptarët janë sërisht përballë një deja vue të mërzitshme, që i jep gjithmonë e më të drejtë atyre që e shohin konfliktin aktual politik, jo si një betejë mes PS dhe PD, por si një problem mes popullit dhe kësaj kaste politike që s’di ç’të na ofrojë tjetër veç kësaj gjelle./ Lapsi.al

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al