• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turqia përforcon kufirin për të penguar refugjatët afganë

05/09/2021
Turqia përforcon kufirin për të penguar refugjatët afganë

Turqia po përforcon barrierat e sigurisë kufitare me Iranin, kryesisht për të penguar mundësinë e një fluksi të madh refugjatësh nga Afganistani, raporton korrespondentja e Zërit të Amerikës Heather Murdoch. Megjithatë, për shumë refugjatë, muri, llogoret dhe telat me gjemba janë më shumë pengesa që ata thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të përballen me to.

Shumica nga këta djem dhe burra u larguan nga Afganistani para disa javësh ndërsa talebanët morën kontrollin e vendit.
Për të arritur në Turqi, shumë prej tyre ecën përgjatë Iranit dhe kaluan nëpër tela me gjemba dhe llogore.
Disa ikin sa shohin gazetarët, nga frika se janë policë që mund t’i arrestojnë dhe t’i kthejnë në Iran, prej nga kaluan kufirin.
“Miku im më thirri dhe më tha, ‘policia na arrestoi, na rrahu dhe na dërgoi përsëri në Iran pasi arritëm në Turqi’. Kur njerëzit më thërrasin nga Afganistani u them të mos provojnë në këtë mënyrë. Është e vështirë dhe e rrezikshme”, tha Omar Naseri, refugjat afgan.
Turqia gjithashtu po zgjeron murin kufitar tre metra të lartë me Iranin, kryesisht për të parandaluar hyrjen e më shumë refugjatëve.
Shteti turk strehon mbi 4 milionë rerfugjatë dhe azilkërkues, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Shumë banorë të Turqisë e shohin këtë si barrë për ekonominë e vendit.
Por refugjatët thonë se ata nuk zgjodhën të largohen nga vendi, pronat dhe shpesh familjet e tyre.
Muajin e kaluar, talebanët morën kontrollin e Afganistanit, para tërheqjes së planifikuar të Shteteve të Bashkuara pas 20 vitesh luftë.
Në të gjithë vendin, njerëzit ikën nga frika se grupi do të keqtrajtonte dhe ekzekutonte civilë siç bënë në vitet ‘90 për disa arsye.
Më të rrezikuarit janë ata që punuan për ushtrinë amerikane, ose atë afgane, që kishte mbështetje ndërkombëtare.
Të frikësuar janë edhe myslimanët shi’itë, ose gratë, që duan të punojnë dhe ndjekin shkollën.
Pasi talebanët morën Kabulin, ata njoftuan planet për të sunduar Afganistanin në një mënyrë më të moderuar, krahasuar me sundimin e tyre të mëparshëm.
Por pas dekadash dhune dhe frike, shumë refugjatë nuk besojnë se pushteti i ri i talebanëve do të jetë më pak brutal.
“Talebanët pushtuan vendin tim, atje ishte luftë. Nuk mund të jetonim atje, prandaj u desh të largohem”, thotë Najila, refugjate afgane.
Ky djal preu këmbën në telat me gjemba ndërsa kalonte kufirin. 20 ditë më vonë, plagët ende janë të patrajtuara ndërsa ai nuk ka dezinfektues. Grupi është i uritur dhe i rraskapitur ndërsa lëviz fshehurazi nga një vend në tjetrin, një ditë pasi shpëtoi nga kapja prej policëve.
Ata thonë se nuk mund të kërkojnë ndihmë mjekësore nga frika e arrestimit.
Refugjatë të tjerë thonë se muri, telat me gjemba dhe llogoret nuk janë pengesat më të vështira me të cilat përballen.
“Dy ose tre persona na u afruan me armë dhe thika. Na kërcënuan duke na kërkuar gjërat tona. Nëse ua japim, do të vuajmë sepse ngelemi pa furnizime”, thotë Saboon, refugjat afan.
Shumica e refugjatëve me të cilët Zëri i Amerikës bisedoi kanë përjetuar grabitje, rrahje ose rrëmbime. Por, ata thonë se nuk kishin alternativë tjetër, ose të ndiqnin këtë rrrugë, ose të prisnin vdekjen në shtëpi./VOA
 

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al