Rezultati i 25 Prillit i ka dhënë fund koalicionit opozitar PD-LSI. Pa shpjegime, pa zhurmë dhe pa përplasje, tashmë deputetët e opozitës mund të konsiderohen të ndarë në dy kampe, PD dhe LSI. Kjo u vu re edhe në seancën e dytë parlamentare, kur Partia Demokratike kishte bërë propozimet për shpërndarjen e deputetëve të saj në komisionet parlamentare, ndërsa LSI nuk e kishte marrë një vendim të tillë, madje Petrit Vasili kërkoi kohë, sepse nuk ishte kontaktuar nga administrata e parlamentit. Ky është rasti i dytë kur PD dhe LSI lundrojnë në rrjedha të ndryshme. Në seancën e para parlamentare nuk pati asnjë komunikim mes Bashës dhe Kryemadhit, por kur deputetët e PD-së dolën nga salla, LSI qëndroi në ndenjëset e saj.









