• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reportazhi i “New York Times” për afganët në Shëngjin: Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura. Kjo është parajsa

14/09/2021
Reportazhi i “New York Times” për afganët në Shëngjin: Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura. Kjo është parajsa

Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë të larguar nga frika e hakmarrjes talibane po tërheq vëmendje e mediave ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka dedikuar jetës së tyre të re në Shqipëri një reportazh të gjatë. Reportazhi duke paraqitur situatën e përgjithshme, fokusohet veçanërisht tek strategjia e strehimit të refugjatëve në resortet verore në brigjet e Adriatikut, duke i cilësuar si “kampet e refugjatëve më luksozë dhe të çuditshëm në botë”, të çuditshëm më së shumti nga fakti që Shqipëria mbetet ende, sipas autorit, “një nga vendet më të varfra në Europë”.

Reportazhi nënvizon gjithsesi që “fatura e refugjatëve paguhet kryesisht nga organizata si National Endowment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim, por edhe fondacioni Soros”.

Gazeta amerikane ndjek në veçanti fatin e refugjatëve të strehuar në resortet e Shëngjinit, ku burra e gra afganë duken ende disi të hutuar, peng të kujtimeve dhe frikës për familjarët ende në atdhe, por edhe mirënjohës për mundësinë që po i jep populli shqiptar.

Për shumë prej tyre, kjo është edhe rasti për të përjetuar gjera që nuk kishin mundësi të bënin në Afganistan. Tahera, një studente mjekësie 21-vjeçare, dëshiron të mësojë notin dhe biçikletën, diçka e ndaluar në Kabul. Pushuesit shqiptarë, kryesisht nga Kosova, duket se po i mirëpresin ato, dhe nuk duken të shqetësuar nga prania e tyre.

“Jemi refugjatë luksi. Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura, flemë dhe hamë rregullisht. Për pjesën më të madhe të njerëzve, kjo është parajsa”, thotë një ish-përkthyes, i cili pohon se pavarësisht komoditetit ende nuk fle nga makthi kur kujton mënyrën si iku nga qyteti i tij Herat, duke iu shpëtuar kontrolleve të talibanëve.

Paqartësia për të ardhmen por edhe për vendin nga i cili kanë ikur të detyruar, zbeh lumturinë e çastit. “I gjithë ky luks është fantastik, por nuk e shijojmë dot, me gjithë mendimet që kam në kokë”, e përmbledh mirë situatën njëra prej tyre.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al