• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Largimi i Angela Merkelit, humbje e madhe për Erdogan

25/09/2021
Largimi i Angela Merkelit, humbje e madhe për Erdogan

Udhëheqësit e Turqisë po ndjekin nga afër zgjedhjet gjermane të 26 shtatorit që do të shënojnë fundin e qëndrimit të gjatë në detyrë të kancelares Angela Merkel. Zonja Merkel ka ruajtur një marrëdhënie të fortë pune me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në një kohë kur lidhjet e tij me udhëheqësit e tjerë perëndimorë janë tensionuar për disa çështje, përfshirë emigracionin. Njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones.

Zgjerimi i shpejtë i universitetit turko-gjerman të Stambollit është një nga shenjat më të dukshme të lulëzimit të marrëdhënieve mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ata kanë krijuar një marrëdhënie; kjo është pjesa më e rëndësishme, sepse nuk është e lehtë të krijosh një marrëdhënie me Erdoganin, dhe ata e bënë këtë. Dhe unë mendoj se është marrëdhënia më e mirë e punës që Turqia ka në marrëdhëniet e saj të jashtme për momentin“, i tha Zërit të Amerikës, Sezin Oney, gazetare me portalin e lajmeve Duvar. Ishte marrëveshja e refugjatëve e vitit 2016 mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian, në bazë të së cilës Turqia priti miliona refugjatë sirianë në këmbim të miliarda dollarëve ndihmë; një marrëveshje që uli në tryezë zotin Erdogan dhe zonjën Merkel.
“Ishte shumë e qartë që Merkel ishte ajo që do të kërkonte të fliste me Erdoganin. Pra, ishte një moment shumë vendimtar. Siç e shohim sot, evropianët në thelb donin t’i mbanin refugjatët sa më shumë që të mundeshin larg Evropës“, thotë Zeynep Alemdag, nga Universiteti Okan i Stambollit.
Por kritikët e quajnë marrëveshjen e refugjatëve një marrëveshje jo të pastër. Ata pretendojnë se vendosmëria e zonjës Merkel për të mbajtur gjallë marrëveshjen, e bëri atë të ushtronte rolin e saj udhëheqës në Evropë për të zbutur kritikat ndaj përkeqësimit të të drejtave të njeriut në Turqi.
“Kjo do të jetë trashëgimia e saj, domethënë se ajo hezitoi në mbrojtjen e asaj që ata pretendojnë se janë vlerat e BE-së, demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, për hir të mbrojtjes dhe ruajtjes së marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë“, thotë Sinan Ulgen, nga Qendra për Studime të Ekonomisë dhe Politikës së Jashtme.
Berlini thotë se nuk ka reshtur së ngrituri shqetësimet për të drejtat e njeriut me Turqinë, por thotë se e bën këtë në prapaskenë.
Me zgjedhjet gjermane që i japin fund epokës së zonjës Merkel, analistët parashikojnë se Ankaraja do të humbasë kancelaren gjermane dhe atë që shumë këtu e shohin si mbrojtjen që ajo i jep brenda Bashkimit Evropian.
“Në këtë kuptim, Merkel ishte si një nënë për Turqinë. Kështu që tani, politika e jashtme e Ankarasë, për sa i përket Evropës, duhet të jetë e pjekur dhe të kujdeset për veten, sepse nuk do të ketë një Merkel për të rregulluar gjërat prapa skenave“, i tha Zërit të Amerikës zonja Oney.
Largimi i zonjës Merkel do të thotë se zoti Erdogan do të përballet me një epokë të re të marrëdhënieve diplomatike që mund të jetë më e trazuar, jo vetëm me Gjermaninë, por edhe më gjerë me Bashkimin Evropian./ VOA

Related Posts

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

18/07/2026
Milan dashurohet pas Modric, gati rinovimi i kontratës – Balkanweb.com – News24

Luka Modriç qëndron në Milano, fantazisti kroat ndërpret para kohe pushimet, gati të firmosë rinovimin me “Djallin”

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al