• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ibra bën shaka me mua, thotë se më ka bërë trajner të rëndësishëm

08/10/2021
Ibra bën shaka me mua, thotë se më ka bërë trajner të rëndësishëm

Sipas trajnerit Stefano Pioli, Milani gjithashtu do të thotë traditë: “Është një klub i lavdishëm, në Milanello ka një ndjenjë të madhe përkatësie, që nga kuzhinierët deri tek portieri. Ne i kemi ndier gjithmonë tifozët pranë, edhe kur nuk mund të ishin në stadium prej pandemisë, edhe kur ishim në vështirësi… Jemi më të fortë me ta. Ata që thonë se kemi bërë më shumë në një ‘San Siro’ të zbrazët gabojnë”.
Kishte një alkimi me mjedisin e Milanos që në fillim: “Kjo harmoni duhet gjetur ditë pas dite. Filozofia e fokusimit te të rinjtë po jep fryte. Me punë të mirë skautiste shkuam për të marrë djem si Tonali, që tashmë luanin në Serie A. Sandro ka pasur gjithmonë talent, është rritur shumë dhe ende nuk e ka arritur potencialin e tij maksimal”.
Stadiumet italiane, nga ana tjetër, nuk janë të rinj: “Shpresoj të jem trajneri i parë i Milanit në ‘San Siro’ e ri, ne kemi struktura të vjetra sportive”. Sidoqoftë, në ballë është mënyra e të qenit trajner: “Për momentin kam bashkëpunëtorë shumë të rinj, që janë përpara meje nga pikëpamja teknologjike. Djali im është një nga katër analistët e videove.
Duke qenë bir i trajnerit nuk është e thjeshtë, por ai po e fiton atë profesion. Teknologjisë duhet t’i jepet pesha e duhur, por syri i njeriut duhet të bëjë ndryshimin në fund. Qëllimi është t’i vendosim lojtarët në pozicionet më të mira për të shprehur talentin e tyre. Ne flasim shumë për numrat, nuk ka sistem loje fitues…, cilësia dhe shpirti bëjnë diferencën. Është kjo përzierje që bën diferencën në futboll”. Ibrahimovic shpërthen në video dhe bën shaka me Piolin: “A mund të më shpjegosh se si Zlatan të bëri kaq të rëndësishëm?” Trajneri kuqezi qesh: “Ai është shumë inteligjent. Personazhi Ibra është ai që shihni nga jashtë, por në dhomat e zhveshjes është vërtet i këndshëm. Menaxhimi i tij është shumë i lehtë. Pasi vëzhgoi gjithçka në fillim, mori rolin e drejtuesit teknik dhe emocional në fushë. Ai është një figurë e plotë dhe e rëndësishme, një person i madh.
Njeriu inteligjent e di kur është koha për të ndërhyrë. Ai e di kur të jesh ‘i keq’ dhe kur ta përkëdhelësh një partner. Sanremo? Nuk e pashë atje, kisha gjëra të tjera për të bërë… Pashë vetëm disa klipe. Mendoj se është më mirë që të mendojë si futbollist, ai ende mund të na japë shumë. Unë gjithashtu kam stërvitur një super kampion si Klose, por Zlatan e kupton lojën time shumë më herët se të tjerët. Ibra si trajner? Nuk e di, ai mund ta bëjë këtë nëse zbut disa ekstreme dhe ngurtësi “.

Related Posts

Barça një “raketë”, ndaj Villareal “rrëmben” fitoren e 7-të radhazi, shpallen kampion dimri, Flick: Kam një ekip fantastik
Sport

Barça një “raketë”, ndaj Villareal “rrëmben” fitoren e 7-të radhazi, shpallen kampion dimri, Flick: Kam një ekip fantastik

22/12/2025

Bayern likuidon Heidenhaim me “poker”, Harry Kane arrin rekord historik (VIDEO)

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al