Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare ish-drejtori i centralit bërthamor të Çernobilit, Viktor Briukhanovr. Ai ishte në krye të uzinës nga fillimi i saj deri në incidentin e 26 prillit 1986, i konsideruar si aksidenti më i madh bërthamor në histori.
Vdekja e Bryukhanov u njoftua nga shërbimi për shtyp i termocentralit bërthamor të Çernobilit pa specifikuar se ku ai ndërroi jetë ose shkakun e saj. Dihet vetëm se ish-drejtori i termocentralit bërthamor të Çernobilit jetonte në Kiev.
Bryukhanov u emërua drejtor i centralit bërthamor të Çernobilit para se të ndërtohej në vitin 1970. Ai ishte fillimisht përgjegjës për ndërtimin dhe më pas për funksionimin e termocentralit bërthamor.
Pas aksidentit, ai u hoq nga menaxhimi i termocentralit bërthamor dhe u dërgua në gjyq ku dënua me 10 vjet burg ndërsa u lirua në vitin 1992. ©LAPSI.al
Bryukhanov në gjyqPorterizimi i tij në serialin e BBC “Chernobyl”