• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OBSH: Nuk e përjashtojmë mundësinë që virusi të ketë dalë nga laboratori

14/10/2021
OBSH: Nuk e përjashtojmë mundësinë që virusi të ketë dalë nga laboratori

Të gjitha mundësitë duhet të vazhdojnë të shqyrtohen, deklaroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke iu referuar origjinës së koronavirusit.

Kjo nënkupton, sipas tij, se nuk përjashtohen edhe gjasat që Sars Cov 2 të ketë dalë nga laboratori. Ghebreyesus e bëri këtë pohim në një intervistë për Corriere Della Sera, ku tha gjithashtu se “për një gjë jemi të sigurtë, se ky virus do të vazhdojë të mbetet mes nesh edhe në të ardhmen e parashikueshme dhe do të ruajë potencialin që të vazhdojë të zhvillohet”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaroi më herët se puna e një grupi të ri hulumtues mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19. OBSH-ja ka emëruar 26 ekspertë që do t’i bashkohen Grupit Këshillimor Shkencor mbi gjenezën e Patogjenëve të Ri (Sago). Pyetja se si u shfaq koronavirusi i ri ende mbetet pa përgjigje edhe më shumë se një vit e gjysmë që kur rastet e para u paraqitën në qytetin kinez të Vuhanit.
Ekipi do të hulumtojë nëse virusi u bart nga kafshët te njerëzit në tregjet Vuhanit apo nëse ai u përhap nga një aksident laboratorik. Kina nuk e ka pranuar asnjëherë teorinë e dytë. Në shkurt, një ekip i OBSH -së i ngarkuar me hetimin e origjinës së COVID-19 shkoi në Kinë dhe doli në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por se duhej më shumë hulumtime për ta vërtetuar këtë. Ghebreyesus deklaroi më vonë se mungesa e të dhënave dhe transparenca nga Kina kishte penguar hetimin.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edhe Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel pas komenteve për Melania Trump

Edhe Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel pas komenteve për Melania Trump

28/04/2026
Historike për boksin shqiptar: Prenga përballë Anthony Joshua, ish-kampionit të botës në peshat e rënda

Historike për boksin shqiptar: Prenga përballë Anthony Joshua, ish-kampionit të botës në peshat e rënda

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al