• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis hetimi për tifozët, policia analizon pamjet. FSHF nis nesër dosjen në FIFA…

14/10/2021
Nis hetimi për tifozët, policia analizon pamjet. FSHF nis nesër dosjen në FIFA…

Ngjarja e shëmtuar e hedhjes së sendeve të forta dhe bidonave të ujit ndaj lojtarëve polakë, në ndeshje kualifikuese të Botërorit, ka dëmtuar jo pak imazhin e Shqipërisë dhe tifozerisë së saj. Megjithatë një intervistë për “Top Channel”, drejtori juridik i FSHF-së, Aldi Topçiu, njëkohësisht dhe i ngarkuar për t’u marrë me këtë çështje, na tregon më tepër për masat që po merren për të minimizuar dëmet. “Në radhë të parë do të doja të bëja dallimin midis 20.000 tifozëve korrektë dhe disa individëve, që kanë një përgjegjësi individuale për ato veprime që kanë kryer dhe ata do të dalin përpara përgjegjësisë së tyre.
Ky është një proces paralel që është i natyrës administrative ose penale. Në dijeninë time i janë dhënë policisë pamjet filmike menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja, kështu që ato i kanë tashmë dhe ne njëkohësisht mbetemi në dispozicion të tyre”.
Po përgjegjësia disiplinore sportive? Çfarë ndodh me hetimin e FIFA-s? “Ne duhet të pranojmë fajet dhe përgjegjësinë tona për atë që ndodhi, sepse ajo që ndodhi nuk na nderon. Përveç kësaj materiali që kemi përgatitur, do të shoqërohet edhe me prova që lidhen me provokimin, ose me argumentimin, se këto veprime erdhën pjesërisht edhe si pasojë ndaj reagimit provokues të tifozerisë mike dhe disa lojtarëve apo stafit të ekipit polak”.
Çfarë dënimi rrezikon Shqipëria? “Ajo që mund të them është se dëmi është i madh, qoftë nga pikëpamja e imazhit, qoftë nga pikëpamja ekonomike. Fondet janë ato që janë dhe nuk do të doja që ato fonde të mos shkonin për futbollin, por të shkojnë për të paguar gjoba në FIFA. Unë do të isha i kënaqur nëse do të kalojmë vetëm me gjobë”.
A janë dorëzuar raportet e gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes? Në çfarë faze jemi? “Jam vënë dje në dijeni të raportit të tyre, kemi katër ditë kohë për t’u përgatitur për qëndrimin dhe mbrojtjen tonë dhe brenda 10 ditësh do të njihemi me një vendimin eventual të Komisionit të Disiplinës.”

Related Posts

VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas
Sport

VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas

12/05/2026
Simeone pasi Barça fitoi titullin: O zot, ne i mundëm dy herë!!
Sport

Simeone pasi Barça fitoi titullin: O zot, ne i mundëm dy herë!!

11/05/2026
Mbyllet sezoni i rregullt i kampionatit të futbollit të vajzave. 4 skuadra në garë për titullin kampion
Sport

Mbyllet sezoni i rregullt i kampionatit të futbollit të vajzave. 4 skuadra në garë për titullin kampion

11/05/2026
Milan, pozicioni i Tares vihet në dyshim, Furlani i kthehet pistës Tony D’Amico
Sport

Tare drejt largimit nga Milani? Fituesi i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert drejtuesit shqiptar

11/05/2026
Pikantet e Partizani-Dinamo/ 3 arbitre për derbin, mungojnë ultrasit, por jo turistët

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë po ndodh me Britney Spears? Këngëtarja fshin papritur llogarinë e saj në Instagram

Pas problemeve me ligjin, Britney Spears flet për një fazë të re në jetën e saj: Po ndryshoj

12/05/2026
VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas

VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al