• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tifozët e Southampton kërkesë klubit: Blejeni Brojën

17/10/2021
Tifozët e Southampton kërkesë klubit: Blejeni Brojën

I mjaftuan disa minuta në sfidën ndaj West Ham, që Armando Broja të hynte në zemrat e tifozëve të Southampton, të cilët prej më shumë se një muaji kërkonin aktivizimin nga minuta e parë e sulmuesit shqiptar. Trajneri Hasenhuttl e quajti një rezervë e mirë, por presioni e detyroi ta aktivizojë nga minuta e parë në sfidën ndaj Leeds United dhe pikërisht 20-vjeçari shqiptar shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke vulosur kështu edhe fitoren e parë sezonale të Southamptonit. Kaq ka mjaftuar që tifozët e Southamptonit të shpërthejnë në lavde ndaj Brojës në rrjetet sociale të klubit, ku ndër të tjera evidentojnë edhe faktin që u është dashur të presin kaq gjatë për ta parë titullar.
Nuk mungojnë as kërkesat për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar, që është në pronësi të Chelsea-t dhe luan si i huazuar te Southampton. Ja disa nga komentet e fansave të Southampton: “Të gjithë fansat e Southamptonit kërkonin të luante Broja nga minuta e parë. Më në fund ai luan dhe shënon golin e fitores së parë. Vë bast se ata janë të shokuar, ne po kërkonim aktivizimin e tij titullar që prej një muaji”. “Fitore e madhe. I zhgënjyer që Broja është vetëm në huazim. Do të kishte qenë një afrim shumë i madh”. “Broja Brilant. Gjithmonë e kam ndjerë se duhet të luajë nga fillimi në çdo ndeshje”. “Bravo Broja dhe të gjithë të tjerët. Mirupafshim Norwich”. “Ndoshta po të qanin më shumë se 1000 fansa, për të aktivizuar Brojën nga minuta e parë, ju do t’i dëgjoni”.
“Imagjino shokimin tim… Pastaj luan Broja dhe fitojmë”. “Ne duhet të blejmë Brojën. Ai është Pelle i ri, shkakton telashe në çdo ndeshje”.

Related Posts

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi
Sport

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi
Sport

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026
VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët
Sport

VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

07/11/2026
VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern
Sport

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern

07/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al