• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Washington Post/ Administrata e Biden duhet të ndajë me botën formulën e vaksinës Moderna

19/10/2021
Washington Post/ Administrata e Biden duhet të ndajë me botën formulën e vaksinës Moderna

Ndërsa vendet e pasura po miratojnë doza përforcuese për popullsinë e tyre, kombet më të varfra të botës janë lënë në harresë. Më shumë se 50 vende, shumë prej tyre në Afrikë, nuk kanë qenë në gjendje të vaksinojnë as 10 përqind të popullsisë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kur flasim për pabarazitë e vaksinimit midis vendeve më të pasura dhe më të varfra, vendet në Perëndim pëlqejnë të përdorin një tjetër zhargon, siç është “qasja në vaksina” dhe “barazia e vaksinave”.

Vendet në anën tjetër të dinamikës së fuqisë globale e përshkruajnë të njëjtin realitet në mënyra të ndryshme: “nacionalizmi i vaksinave” ose, më ashpër, “aparteidi i vaksinave”. Ky pengesë në aksesin e vaksinave nuk është diçka që ndodhi sot dhe tani.  Gjatë vitit të kaluar, India dhe Afrika e Jugut në Organizatën Botërore të Tregtisë kërkuan heqjen e përkohshme të patentave dhe të drejtave të autorit të vaksinave të koronavirusit, për të krijuar  akses në njohuritë dhe teknologjinë e nevojshme për të prodhuar doza për popullatat e tyre.
Por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Britania  bllokuan masën, duke argumentuar se diçka e tillë do të minonte stimujt e prodhuesve të ilaçeve gjithashtu edhe  kërkimin dhe zhvillimin. Javën e kaluar, Noubar Afeyan, kryetar dhe bashkëthemelues i Moderna, tha se kompania e tij nuk do të ndajë recetën e  vaksinave, pavarësisht thirrjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta bërë diçka të tillë, raporton abcnews.al
Në një intervistë me Associated Press, Afeyan tha se kompania, e cila kurrë nuk ka prodhuar një vaksinë të kësaj shkalle më parë, në vend të kësaj do të rrisë në mënyrë dramatike prodhimin e saj për të përmbushur nevojat e botës në zhvillim. Por mos u shqetësoni! Afeyan na siguroi se kompania do të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të vaksinave në Afrikë, në një vend të pacaktuar, në një moment në të ardhmen.
Ka pak të dhëna se kompania po i merr seriozisht të gjitha përgjegjësitë e saj humanitare. Sipas New York Times, programi Covax i mbështetur nga OKB-ja për të ndihmuar vendet më të varfra të kenë askses në  vaksina nuk ka marrë asnjë nga dozat e premtuara nga Moderna.
Kompania u ka dërguar shumicën e dozave të saj në dispozicion kombeve më të pasura, ndërsa disa kombeve më të varfra u është dashur ose të paguajnë më shumë ose janë ende në pritje të dërgesave të tyre. Kompania fiton  rreth 20 miliardë dollarë të ardhura këtë vit nga vaksina e saj. Në të vërtetë, kjo duket si katastrofë kapitalizmi në më të mirën e tij.
Në një postim të botuar javën e kaluar, ish-drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Tom Frieden tha se ne kemi pak arsye për të besuar në premtimet e Moderna dhe Pfizer për të rritur prodhimin dhe se, me ritmet aktuale, kompanive do ti duhen deri në 3 vite  për të prodhuar vaksinat e nevojshme.
Realiteti  është se vetëm  administrata e Biden mund të ndajë informacionin e nevojshëm, sipas një raporti nga Public Citizen. Meqenëse Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (BARDA), një zyrë në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, pagoi qindra miliona dollarë për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë së vaksinës kundër koronavirusit,  duke fituar qasje në formulën e vaksinës së Moderna.
BARDA gjithashtu ka “të drejta të pakufizuara të të dhënave” që do të “lejonin qeverinë të përdorë, riprodhojë dhe ndajë të dhëna – ose informacion të regjistruar – për çdo qëllim”, sipas raportit. Pra, nëse administrata e Biden vërtet dëshiron të jetë një udhëheqës global për t’i dhënë fund pandemisë, duhet të ndajë këtë informacion tani. Kjo do të ishte në interesin kombëtar.
Administrata e Biden tha se dëshiron të përdorë Moderna si pjesë e planit të saj që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si “një arsenal vaksinash” për botën.  Administrata ka bërë një marrëveshje në lidhje me vaksinat që ka dhuruar në të gjithë botën. Por një vend i pasur që i drejtohet dhurimit të vaksinave në vend të ndarjes së njohurive globale nuk është filantropi me zemër të mirë; është patronizues.
Vendet më të varfra nuk kërkuan bamirësi për vaksinat; ata kërkuan të drejta të barabarta. Në këtë pikë,  ata nuk kanë ende akses. Derisa administrata e Biden të ndryshojë drejtim dhe të ndajë formulën e vaksinës Moderna me vendet e tjera, e vetmja gjë që do të fitojë është Covid-19.
©Washington Post

Related Posts

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al