• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Diego Simeone shpjegon pse s’ia zgjati dorën Kloppit

20/10/2021
Diego Simeone shpjegon pse s’ia zgjati dorën Kloppit

Diego Simeone ka shpjeguar se është zakon i tij të mos përshëndetet me homologët e tij pas përfundimit të ndeshjeve, por u zotua se do t’ia zgjasë dorën Jurgen Kloppit në takimin e ardhshëm, pasi refuzoi ta bënte një gjë të tillë të martën. Diego Simeone nuk pranoi t’ia zgjaste dorën Jurgen Kloppit, pas humbjes së Atletico Madridit 3:2 kundër Liverpoolit në një ndeshej dramatike në Ligën e Kampionëve të martën, raporton Gazeta Express.
Kampioni i La Ligës pati një natë zhgënjyese në tokën e vet Wanda Metropolitano, pasi Antoine Griezmann u përjashtua me karton të kuq, një penallti u dha kundër tij dhe një tjetër në favor të tij u shfuqizua. Pas ndeshjes, trajneri argjentinas i Atleticos ia futi vrap drejt zhveshtores, duke mos u bezdisur fare t’ia zgjatë dorën homologut të vet siç është zakon pas ndeshjes.
Por ai shpjegoi pas ndeshjes se nuk i pëlqen ta bëjë një gjë të tillë dhe se nuk e kishte personale me trajnerin gjerman. “Unë kurrë nuk i shtrëngoj duart me askënd pas ndeshjes, sepse nuk më pëlqen”, tha Simeone pas ndeshjes. “Nuk është e shëndetshme as për fituesin e as për humbësin. Kështu e shoh unë. Por kur ta takoj atë nga tash e tutje do t’ia zgjas dorën pa problem”, shtoi Simeone.
Simeone dhe Klopp do të takohen përsëri këtë muaj në Anfield, në ndeshjen e kthimit të Grupit B mes Liverpoolit dhe Atleticos. Liverpooli është lider i grupit me nëntë pikë nga tri ndeshjet e para, ndërsa Atletico është i dyti me katër pikë, aq sa ka edhe Porton në vendin e tretë. Milani është i fundit pa pikë.

Related Posts

Mes Liverpool dhe Chelsea,  Xabi Alonso “trazon” Anglinë
Sport

Mes Liverpool dhe Chelsea, Xabi Alonso “trazon” Anglinë

12/05/2026
Mes Liverpool dhe Chelsea,  Xabi Alonso “trazon” Anglinë
Sport

Mes Liverpool dhe Chelsea, Xabi Alonso “trazon” Anglinë

12/05/2026
VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas
Sport

VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas

12/05/2026
Simeone pasi Barça fitoi titullin: O zot, ne i mundëm dy herë!!
Sport

Simeone pasi Barça fitoi titullin: O zot, ne i mundëm dy herë!!

11/05/2026
Mbyllet sezoni i rregullt i kampionatit të futbollit të vajzave. 4 skuadra në garë për titullin kampion
Sport

Mbyllet sezoni i rregullt i kampionatit të futbollit të vajzave. 4 skuadra në garë për titullin kampion

11/05/2026
Milan, pozicioni i Tares vihet në dyshim, Furlani i kthehet pistës Tony D’Amico
Sport

Tare drejt largimit nga Milani? Fituesi i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert drejtuesit shqiptar

11/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Romiri, Soni Malaj dhe Vanesa përballen me informacionet nga jashtë, por jo të gjithë zgjedhin t’i dëgjojnë!

Romiri, Soni Malaj dhe Vanesa përballen me informacionet nga jashtë, por jo të gjithë zgjedhin t’i dëgjojnë!

12/05/2026
Mes Liverpool dhe Chelsea,  Xabi Alonso “trazon” Anglinë

Mes Liverpool dhe Chelsea, Xabi Alonso “trazon” Anglinë

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al