• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

22/10/2021
Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve ndërkombëtare, paralajmëron komuniteti i inteligjencës amerikane. Sipas raportit të publikuar, vendet do të zihen për mënyrat e reagimit, ndërsa efektet do të ndihen më së shumti në vendet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur.

Raporti vlerëson ndikimin e klimës në sigurinë kombëtare deri në vitin 2040. Ai thotë se vendet do të përpiqen t’i mbrojnë ekonomitë e tyre dhe të kërkojnë avantazhe në zhvillimin e teknologjive të reja. Sipas raportit, bota do të dështojë të bashkëpunojë dhe kjo do të sjellë konkurrencë të rrezikshme dhe paqëndrueshmëri. Raporti prej 27 faqesh është i pari i tillë i publikuar nga të 18 agjencitë e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara.
Ai vjen vetëm disa ditë para se presidenti amerikan, Joe Biden, të ndjekë një samit për klimën në Gllasgo të Skocisë, ku pritet të bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Raporti identifikon 11 vende dhe dy rajone, ku energjia, ushqimi, uji dhe siguria shëndetësore janë në rrezik të veçantë. “Ato janë më të varfra dhe më pak të afta për t’u përshtatur, gjë që e rrit rrezikun e paqëndrueshmërisë dhe të konfliktit të brendshëm”, thuhet në raport.
Pesë nga 11 vendet janë në Azinë Jugore dhe Lindore: Afganistani, Birmania, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut; katër vende janë në Amerikën Qendrore dhe Karaibe: Guatemala, Haiti, Hondurasi dhe Nikaragua. Kolumbia dhe Iraku janë dy vendet e tjera. Afrika Qendrore dhe shtetet e vogla në Paqësor janë gjithashtu në rrezik, thekson raporti. Aktualisht bota është rreth 1.1 gradë Celsius më e ngrohtë se kohët para-industriale dhe kufizimi i rritjes së temperaturës është jashtëzakonisht sfiduese.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al