• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin detaje të reja për vdekjen e Maradonës: U braktis në agoni, kështu i plasi zemra

26/10/2021
Dalin detaje të reja për vdekjen e Maradonës: U braktis në agoni, kështu i plasi zemra

Trajtimi mjekësor që mori Maradona ishte shumë i keq, prandaj ai vdiq. Ka kaluar pothuajse një vit nga vdekja e Diego Armando Maradonës, por detaje të reja vazhdojnë të dalin mbi ditët e tij të fundit. Këtë herë, për t’i zbuluar ato mendon Matias Morla, ish-avokat i “Pibe de Oro”, i cili në dëshminë e tij të fundit gjyqësore drejton gishtin nga mjekët.
“Kishte shumë gabime, prandaj Diego vdiq, u fry dhe u fry i gjori, derisa i plasi zemra”, – tha Morla për shtypin ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit të San Isidros, ku dha një dëshmi të gjatë për tri orë.
Procesi vazhdon pa pushim për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së Maradonës. Hetimet po analizojnë përgjegjësinë e shtatë punonjësve shëndetësorë, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, i dyshuar për vrasje nga pakujdesia, një vepër që përfshin dënime nga 8 deri në 25 vite burg.
Morla e quajti të çmendur vendimin e familjes për ta trajtuar Maradonën në shtëpi: “Është çmenduri, sepse sipas mjekëve, Diego nuk mund të largohej nga klinika Olivos”. Akuza bazohet në supozimin se Maradona mori kujdes të pamjaftueshëm nga anëtarët e ekipit mjekësor, të cilët, edhe duke e ditur se mund të vdiste, nuk bënë asgjë për ta parandaluar këtë.
Komisioni mjekësor prej 20 ekspertësh konstatoi se Maradona qëndroi në agoni për orë të tëra dhe u braktis në fatin e tij, ndërsa vlerësoi se ekipi mjekësor i drejtuar nga Luque ka aplikuar trajtim “të pamjaftueshëm, të mangët dhe të pamatur”. Morla tha se herën e fundit që e pa Maradonën, më 16 nëntor, “ai kishte një zë të çuditshëm, robotik, shumë të lartë dhe me ndërprerje. I informova të gjithë në shtëpi për gjendjen në të cilën ishte Diego”.

Related Posts

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!
Sport

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

12/05/2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dinamo City & Egnatia përballen nesër në “Air Albania”
Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dinamo City & Egnatia përballen nesër në “Air Albania”

12/05/2026
3 mln euro larg dhe dorë e “hekurt” në ekip, AS zbulon kushtet e Mourinho-s
Sport

3 mln euro larg dhe dorë e “hekurt” në ekip, AS zbulon kushtet e Mourinho-s

12/05/2026
Sport

Rikuperohet Thuram, francezi në dispozicion të Chivu-t për finalen e Kupës

12/05/2026
Pas titullit vjen edhe firma, Barcelona blindon Hansi Flick

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

12/05/2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dinamo City & Egnatia përballen nesër në “Air Albania”

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dinamo City & Egnatia përballen nesër në “Air Albania”

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al