• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Juventusi dhe Napoli nën hetime, dyshohen për transferime fiktive

28/10/2021
Juventusi dhe Napoli nën hetime, dyshohen për transferime fiktive

Prokuroria Federale në Itali ka hapur një hetim për 62 transferime futbollistësh, që dyshohet se janë bërë në mënyrë fiktive, për të ndihmuar në rregullimin e bilanceve të klubeve përkatëse, teksa në rrjetë kanë përfunduar edhe skuadra të Serisë A si Juventusi e Napoli.
Sipas mediave italiane, pikërisht bardhezinjtë kanë realizuar 42 transferime të tilla, pasi ka shkëmbyer 21 futbollistë, për një total prej 90 milionë eurosh, por në fakt janë xhiruar vetëm tre milionë euro gjithsej.
Një ndër operacionet në hetim është edhe ai i transferimit të Miralem Pjanic te Barcelona, pasi është paraprirë nga disa shkëmbime të tjera, siç është ai i dy të panjohurve Matheus Da Silva dhe Alejandro Marques, të cilët janë shkëmbyer nga bardhezinjtë e katalanët me vlera përkatësisht 8 milionë euro dhe 8.2 milionë euro.
Në hetim është edhe transferimi i Victor Osimhen nga Lille te Napoli, me klubin italian që për të ulur shumën kesh të vlerës së kartonit, ka shitur 4 futbollistë të rinj te francezët, për vlerën e 20 milionë eurove.
Megjithatë siç vërehet, tre prej tyre luajnë në ligat e ulëta italiane, ndërsa vetëm njëri ka mbetur te Lille, ku thuajse nuk aktivizohet fare, ndaj në këtë rast dyshohet për një tjetër skemë mashtrimi, për të ndihmuar bilancin e klubit.
Nëse Prokuroria Federale do të dalë në konkluzionin se këto operacione janë fiktive dhe janë bërë vetëm për të rregulluar bilancet financiare, atëherë klubet rrezikojnë dënime që fillojnë nga heqja e pikëve, deri te bllokimi i merkatos për një apo dy vite.

Related Posts

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh
Sport

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje
Sport

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

23/08/2026
Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët
Sport

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al