• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

DW: Debati për ndërrimin e orës në BE

31/10/2021
DW: Debati për ndërrimin e orës në BE

Vetëm për shkak se rrezikon humbjen e besueshmërinë, BE duhet ta heqë ndërrimin e orës, që si çdo fund tetori erdhi edhe këtë vit. Pas tre vitesh konsultimesh e premtimesh, ka ardhur koha BE, mendon Bernd Riegert.

Kancelarja Angela Merkel pas 16 vjetësh menaxhim krizash të vazhdueshme u largua nga skena europiane me duartrokitje nga të gjithë koleget e kolegët në samitin e BE javën e shkuar. Por një krizë nuk e zgjidhi dot e ashtuquajtura “makineria e kompromisit” – ndërrimin e orës. Këtë të dielë ky ritual vjen sërish. E gjithë BE e ndërron orën në orën e dimrit, duke e kthyer një orë pas.
Ndërrimi i orëve duhet hequr, e thanë qartë në një sondazh qytetaret e qytetarët e BE në një sondazh në vitin 2018. Komisioni dhe Parlamenti Europian e mbështetën këtë ide. Por Këshilli i BE, pra përfaqësia e 27 vendeve anëtare nuk mund bjerë në ujdi e kjo që nga viti 2019, kur filluan konsultimet. Angela Merkel dhe të tjerët në Këshillin e BE e injoruan këtë problem, dhe justifikoheshin me atë se duhet të kujdesemi njëherë për Brexit, për klimën, për Coronën e tema të tjera të rëndësishme.
Dyshim për aftësinë vepruese
Një justifikim i pavend, sepse këtu bëhet fjalë në fund të fundit për vullnetin e qytetarëve, dhe premtimin e qartë, para zgjedhjeve europiane 2019 për ta lënë pas ndërrimin e panevojshëm të orës. E nuk duhet të jetë kaq e vështirë, mendojnë të gjithë ata që nuk kanë dijeni për burokracinë europiane dhe kompleksitetin e interesave të shteteve anëtare e as nuk duan të merren me to. Disa vende duan të kenë përgjithmonë orën e verës, të tjerë duan të mos e lëvizin orën e dimrit. Njëra palë thotë, se del drita shumë vonë, kurse pala tjetër, ankohet se errësohet shumë herët. Në BE fillojnë e kthehen mbarë e mbrapsht tabela me kohën e daljes dhe largimit të yjeve. Ata që kanë rezerva shprehen, se e parë nga ana gjeografike e gjithë Franca duhet të kalojë në një zonë tjetër kohore në perëndim. Polonia po ashtu në një zonë më lindore. Disa eurodeputetë nuhasin ardhjen e kaosit me kohët e ndryshme dhe fundin e tregut të përbashkët europian, nëse çdo vend anëtar e vendos si të dojë orën. Kjo sigurisht është e pakuptimtë, sepse në BE ora e verës dhe e dimrit është njësuar për të gjithë nga viti 2002. Edhe më parë kontinenti ka funksionuar.
Përralla e qendrës diktatoriale – Bruksel
Kjo zvarritje turpëruese e BE për një çështje të thjeshtë tregon në fakt problemet themelore të unionit edhe në mënyrën e veprimit me pandeminë, klimën, Kinën, shtetin ligjor në Poloni: Shtetet anëtarë përcaktojnë kryesisht se nga shkon rruga – nëse një ose dy prej tyre dalin kundër, asgjë nuk ecën përpara. Nuk ka pra një qendër diktatoriale në Bruksel, si e fantazojnë populistët në Poloni dhe Hungari, që madje as gjëra kaq të thjeshta si ndërrimin e orës nuk e zgjidh dot vetë. Gjithmonë duhen kompromise dhe kohë, shumë kohë, që të arrihet një zgjidhje.
E parë nga jashtë kjo bukuri komplekse e BE e kësaj ore të madhe me emrin BE është irrituese, madje shumë problematike. Një komunitet, që pas tre vjet pallavrash nuk arrin të bjerë në ujdi për një ndërrim ore, do të luajë një rol të fuqishëm sovran në botë, do të ketë peshë politike në arenën e politikës ndërkombëtare dhe lidership? Qesharake! Ky ndërrim ore këtë të dielë duhet të jetë i fundit!
Por si thuhet, koha sjell këshill-a! Këtë herë duhet që Këshilli ta gjejë një zgjidhje, se ai është përgjegjës për këtë gjendje./DW

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi – Balkanweb.com – News24

Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë janë e ardhmja e Kombëtares

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al