• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet se çfarë ka Aguero: një mjek i specializuar do kryejë ekzaminimet mbi argjentinasin

31/10/2021
Zbulohet se çfarë ka Aguero: një mjek i specializuar do kryejë ekzaminimet mbi argjentinasin

Barcelona po përjeton një moment të vështirë historik, por aventura e “El Kun” Agüero nuk po shkon më mirë… Sulmuesi argjentinas kërkoi ndryshimin para se të arrinte pushimin në ndeshjen e djeshme kundër Deportivo Alavés. Duke parë përsëritjet, nuk u vlerësua asnjë dëmtim i muskujve, por argjentinasi u rrëzua shpejt përtokë me dorën në kraharor dhe në qafë. Pas protokollit për këto raste ai është përcjellë me ambulancë në spitalin e Barcelonës.
Java tragjike e Barçës Aty iu nënshtrua disa studimeve të kardiologjisë për shkak të shqetësimit në gjoks dhe i është diagnostikuar një aritmi kardiake, pra një çrregullim i ritmit të zemrës. Në këtë mënyrë, mbi “El Kun” do të kryhen studime më të thelluara për të vazhduar analizën e gjendjes shëndetësore të argjentinasit. Sipas El País, ai tashmë pësoi një aritmi, afërsisht dhjetë ditë më parë. Futbollisti është i qetë, për aq sa ka mundur, por i shqetësuar për këtë situatë të re me të cilën po përballet, ndonëse tashmë ka pësuar një episod të barabartë 12 vite më parë. Argjentinasi ishte në gjendje të debutonte me fanellën e Barçës më 17 tetor kundër Valencias, duke u rikthyer nga një dëmtim i tendinit në pjesën e brendshme të këmbës së djathtë që nuk e kishte lejuar të niste sezonin.
Kundër Real Madridit, në ndeshjen e tij të dytë si Blaugrana, ai shënoi golin e parë me ekipin e tij të ri. Siç ka mësuar portali “ARA”, Agüero, i cili u largua nga ndeshja me dorën në gjoks, fytyrë e shqetësuar dhe me vështirësi në frymëmarrje, pësoi një episod aritmie kardiake.
Domethënë një ndryshim i pulsit që në varësi të origjinës nuk ka pse të ketë pasoja të menjëhershme në karrierën e tij profesionale. Në fakt, burimet e konsultuara theksojnë se sulmuesi tashmë e ka pasur këtë problem në të kaluarën dhe ka mundur të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit. Megjithatë, Barça dëshiron të jetë e kujdesshme dhe doktor Josep Brugada, i cili viziton Barnaclínic dhe qendra të tjera private në Barcelonë, do të jetë i ngarkuar për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse në orët në vijim. Madje nuk përjashtohet mundësia që Agüero të luajë sërish këtë javë, në të cilën janë dy ndeshje: Dinamo dhe Celta de Vigo!

Related Posts

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers
Sport

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës
Sport

Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al