Teksa festat e fundvitit po afrojnë, sipërmarrës të ndryshëm po përpiqen që t’i bëjnë ato më të bukura. I tillë është rasti i Laboratorit të njohur “Intermedica” që javën e fundit të dhjetorit ka zgjedhur të festojë me fëmijët e Sarandës. Mësohet se kanë qenë fëmijët e Kopshtit Nr.1 të qytetit bregdetar ata që këtë vit kanë marrë pakot me dhurata nga “Intermedica”. Vetë stafi i Kopshtit Nr.1 me një mesazh drejtuar Laboratorit, shprehet: “Gëzuar Krishlindjet. Zoti ju bekoftë që bëtë të lumtur fëmijët e kopshtit nr 1. Ju urojmë gjithë të mirat e botës”.