• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet farsë në Gjirokastër, Akademia Luftëtari kallëzon në Prokurori sekretarin e FSHF-së dhe kryetarin e shoqatës rajonale. Akuzohen për 4 vepra penale (Faksimile)

31/01/2022
Zgjedhjet farsë në Gjirokastër, Akademia Luftëtari kallëzon në Prokurori sekretarin e FSHF-së dhe kryetarin e shoqatës rajonale. Akuzohen për 4 vepra penale (Faksimile)

Një ditë pas zgjedhjeve farsë në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër, Akademia e Futbollit Luftëtari ka depozituar një kallëzim penal në Prokurori kundër Sekretatit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Ilir Shulku. Po kështu i kallëzuar është dhe Sadik Sadikaj, kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër. Në dokumentin e siguruar nga Argjirolajm.net shihet se objekti i padisë është: Kallëzim i veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Në kallëzim parashtrohen një sërë faktesh kundër FSHF-së dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër për shkeljet ligjore të kryera në procesin e djeshëm, i cili përcaktoi Altin Çomon dhe Xhevit Kaçorrin si delegatë për Asamblenë e FSHF-së më 2 mars. Natyrisht që procesi i dirigjuar prej Armando Dukës dhe njerëzve të tij s’kishte si të mos propozonte atë si kandidat për president të FSHF-së për një mandat të gjashtë. Ish-kryetari i PD-së Gjirokastër dhe ish-kryebashkiaku i Libohovës do të përfaqësojë në Asamble Klubin e Futbollit Luftëtari, ndonëse ky klub është nën sekuestro me vendim gjykate për borxhet e pashlyera.

E po kështu e paqartë se kush është në të vërtetë administratori i Luftëtarit, Vangjel Çavo i “arratisur” jashtë vendit, Enton Dervishi i përmendur në vendimin e gjykatës apo Altin Çomo i përzgjedhuri i Armando Dukës? Përfaqësuesit e 8 klubeve të Shoqatës Rajonale Gjirokastër bojkotuan zgjedhjet pasi kërkuan të ndalej procesi i manipulimit nga Federata Shqiptare e Futbollit për llogari të Armando Dukës. Mbetet për t’u parë këtej e tutje se si do të vendosë drejtësia. ©argjiroja.net 

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Divorci” me Milanin, Conceicao zbulon: Ja e vërteta

“Divorci” me Milanin, Conceicao zbulon: Ja e vërteta

22/12/2025
Ters për mbrojtësin e kombëtares, pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar

Ters për mbrojtësin e kombëtares, pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al