• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A është Vladimir Putini aty ku dikur fshihej Stalini?

28/02/2022
A është Vladimir Putini aty ku dikur fshihej Stalini?

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e pestë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po e kontrollon narrativën, duke u kthyer në një hero. Po ku është presidenti rus, Vladimir Putin? Thashethemet për të janë nga më të çmendurat. Sipas gazetës gjermane, BILD, ai mund të jetë duke u fshehur aty ku fshihej dikur edhe Stalini.

Në fakt, presidenca ruse publikoi dje foto të Putinit në Qendrën Kombëtare të Hapësirës.

Por ajo që bie në sy është kontrasti me presidentin ukrainas, i cili shihet në terren në ballë të luftës, kurse Putin është më i fshehur, shkruan Fox News. 44-vjeçari ukrainas ka thyer çdo pritshmëri sidomos kur deklaroi të shtunën: “Beteja është këtu, kam nevojë për municione, jo për një xhiro me makinë”.

Rebekah Koffler, ish-zyrtare e inteligjencës amerikane thotë se ukrainasit po e shohin si lider të luftës, që nuk ka frikë dhe që qëndron me popullin e tij, duke rrezikuar edhe jetën.

Kurse Dan Hoffman, ish-shefi i CIA-s në Moskë, thotë se ai po angazhohet me mbarë botën, duke marrë mbështetje prej tyre.

“Është poshtëruese për Putinin që Zelensky i ka dhënë një goditje në tope në frontin e lidershipit,” thotë Hoffman.

Kurse Koffler shton se nuk është e thënë që Putin po fshihet. “Por ai nuk është i lumtur me situatën në terren. Kontrasti që ka me Zelensky mund ta nxisë një provokim sipas stilit të Putin”.

Sipas saj, Putini e urren presidentin ukrainas dhe mund të shpikë një mjet propagandistik, njësoj si deklarata për armët bërthamore, që të fitojë vëmendje mbi veten.

Related Posts

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al