• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse Vladimir Putin po shkon drejt një humbjeje historike

28/02/2022
Pse Vladimir Putin po shkon drejt një humbjeje historike

Nga Yuval Noah Harari*

Më pak se një javë që nga fillimi i luftës, gjithmonë e më tepër duket se Vladimir Putin po shkon drejt një humbjeje historike. Ai mund të fitojë të gjitha betejat, por do të humbasë luftën. Ëndrra e Putinit për të ringritur perandorinë ruse gjithmonë është mbështetur mbi gënjeshtrën se Ukraina nuk është një komb i vërtetë, se ukrainasit nuk janë popull i vërtetë, dhe se banorët e Kievit, Harkovit e Lvovit luten për të qenë nën sundimin e Moskës. Kjo është e gjitha gënjeshtër – Ukraina është një komb me më tepër se 1000 vjet histori, dhe Kievi ishte metropol i madh kur Moska nuk ishte as fshat. Por despoti rus e ka thënë aq shpesh këtë gënjeshtër sa tani duket se e beson edhe vetë.

Teksa planifikonte agresionin kundër Ukrainës, Putin mund të ketë llogaritur shumë faktorë të njohur. Ai e dinte që ushtarakisht Ukraina është xhuxh para Rusisë. Ai e dinte që NATO nuk do të dërgonte trupa për të ndihmuar Ukrainën. Ai e dinte që varësia evropian nga nafta e gazi rus do t’i bënte vende si Gjermania të ngurronin për vendosjen e sanksioneve të ashpra. Bazuar në këta faktorë të njohur, plani i tij ishte ta godiste Ukrainën fort e shpejt, të rrëzonte qeverinë e saj, të vendoste një regjim kukull në Kiev e t’i mbijetonte zemërimit të pafuqishëm të sanksioneve perëndimore.

Por kishte një të panjohur të madhe në këtë plan. Ashtu siç amerikanët e mësuan në Irak dhe sovjetikët në Afganistan, është shumë më e lehtë ta mposhtësh një vend se sa ta mbash të pushtuar. Putin e dinte që e kishte fuqinë ta mposhtte Ukrainën. Por a do ta pranonte populli ukrainas regjimin kukull të Moskës? Putin vuri bast që po. Në fund të fund, ashtu siç ia ka shpjeguar në mënyrë të përsëritur kujtdo që kishte dëshirë të dëgjonte, Ukraina nuk është një komb real dhe ukrainasit nuk janë popull real. Më 2014, njerëzit në Krime thuajse nuk i rezistuan invazionit rus. Pse duhej të ishte ndryshe më 2022?

Me çdo ditë që kalon po bëhet më e qartë se basti i Putinit po dështon. Populli ukrainas po reziston me gjithë zemër, duke fituar admirimin e gjithë botës – dhe po e fiton luftën. Shumë ditë të zeza presin përpara. Rusët ende mund ta pushtojnë gjithë Ukrainën. Por për të fituar luftën rusët duhet ta mbajnë Ukrainën dhe mund ta bëjnë vetëm nëse populli ukrainas i lejon. Nuk duket se do të ketë gjasa që të ndodhë.

Çdo tank rus i shkatërruar dhe çdo ushtar rus i vrarë rrit guximin e ukrainasve për të rezistuar. Dhe çdo ukrainas i vrarë rrit urrejtjen e ukrainasve. Urrejtja është më emocioni më i shëmtuar. Por për vendet e shtypura, urrejtja është një thesar i fshehur. I varrosur thellë në zemër, i mund të ushqejë rezistencën për breza të tërë. Për të ringjallur perandorinë ruse, Putin ka nevojë për një fitore pa gjak që do ta çonte drejt paqes relativisht pa urrejtje.

Duke derdhur gjak ukrainas, Putin po e bën të sigurt që ëndrra e tij nuk do të bëhet kurrë realitet. Nuk do të jetë emri i Mihail Gorbaçovit i shkruar në certifikatën e vdekjes së perandorisë ruse: do të jetë emri i Putinit. Gorbaçov i la rusët e ukrainasit të ndiheshin si vëllezër; Putin i ka kthyer në armiq dhe mundësoi që kombi ukrainas këtej e tutje ta përcaktojë veten si në kundërshti me Rusinë.

Kombet ndërtohen mbi historinë. Çdo ditë shton histori të reja që ukrainasit do t’i tregojnë jo vetëm në ditët e errëta që do të vijnë, por edhe në dekadat e brezat e ardhshëm. Presidenti që refuzoi të ikte nga vendi, që i tha Amerikës se i duhen municione e jo taksi; ushtarët nga Ishulli i Gjarprit që i thanë luftanijes ruse “ik qihuni”; civilët që u përpoqën të ndalonin tanket ruse duke u ulur përpara tyre. Ky është mielli nga i cili mbruhen kombet. Në shekuj, këto histori vlejnë më tepër se tanket.

Edhe despoti rus duhet ta dijë këtë ashtu si çdokush. Në fëmijëri, ai u rrit i ushqyer me historitë e trimërisë ruse në rrethimin e Leningradit. Tani ai po krijon vetë histori të tilla, por duke luajtur rolin e Hitlerit.

Historitë e trimërisë ukrainase inspirojnë jo vetëm ukrainasit, por të gjithë botën. Ato u japin kurajë qeverive të vendeve evropiane, administratës së SHBA, e madje edhe vetë qytetarëve të shtypur rusë. Nëse ukrainasit guxojnë të ndalojnë tankun vetëm me duar, qeveria gjermane mund të guxojë t’i furnizojë me ca raketa anti-tank, qeveria amerikane mund të guxojë ta shkëputë Rusinë nga Swift, dhe qytetarët rusë mund të guxojnë të demonstrojnë kundërshtimin e tyre karshi kësaj lufte pa kuptim.

Për fat të keq, kjo luftë do të zgjatë. Por çështja më e rëndësishme është vendosur tashmë. Ditët e fundit i kanë treguar gjithë botës se Ukraina është një komb i vërtetë, që ukrainasit janë popull i vërtetë dhe që përfundimisht nuk duan të jetojnë nën një perandori të re ruse. Çështja është se sa kohë do t’i duhet këtij mesazhi të penetrojë muret e trashë të Kremlinit.

*Yuval Noah Harari është historian dhe autor i “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit”

The Guardian

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al