Gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj është komentuar shumë për lidhjen me Donald Veshaj. Përveç kësaj, ajo bëri bujë dhe me deklaratën “qysh thuhet bukur n’shqip”, që më pas u bë meme.
Së fundmi batuta e Ramosajt është parë edhe në protestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë për uljen e çmimit të naftës. Ka qenë vetë këngëtarja që ka ripostuar një foto të një qytetari që mban një pankartë ku shkruhet:
“Si i thuhet në shqip: Ul taksat” Megjithatë këngëtarja e ka marrë me sportivitet pasi e ka shoqëruar postimin me disa emoji. “Më thuaj që fraza jote u bë virale pa më thënë se fraza jote u bë virale”, ka shkruar ajo.