• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri i zhdukjes së ministrit rus të mbrojtjes në mes të luftës

25/03/2022
Misteri i zhdukjes së ministrit rus të mbrojtjes në mes të luftës

Rusia publikoi pamje të ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu pas raportimeve se ai ishte zhdukur prej gati dy javësh në mes të luftës në Ukrainë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti publikoi në internet një që tregon presidentin Vladimir Putin duke folur me këshilltarët e tij. Edhe Shoigu shfaqet në një cep të ekranit.

RIA Novosti tha se takimi ishte mbajtur të enjten për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Dyshimet për zhdukjen e ministrit 66-vjeçar u hodhën nga “Agentstvo”, një gazetë e pavarur investigative ruse, që raportoi të mërkurën se Shoigu, një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit, nuk ishte shfaqur në publik që nga 11 marsi.

“Agentstvo” gjithashtu pretendonte se agjencitë shtetërore ruse përdornin pamje të vjetra kur raportonin për të. E njëjta gjë ndodhi edhe kur ai dha çmimet ushtarake më 18 mars.

Përpara publikimit të videos, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se arsyeja pse Shoigu nuk ka dalë në media është sepse ai është shumë i preokupuar me konfliktin në vazhdim.

“Ministri i Mbrojtjes tani ka shumë shqetësime, siç e kuptoni. Një operacion special ushtarak është duke u zhvilluar,” – u tha Peskov gazetarëve kur u pyet për Shoigu. “Sigurisht, tani nuk është koha për aktivitet mediatik. Kjo është mjaft e kuptueshme” – shtoi ai.

Peskov e bëri këtë arsyetim, pavarësisht se Shoigu bënte paraqitje pothuajse të përditshme në media për çështjen e Ukrainës deri më 11 mars.

Gazeta “Agentstvo tha se një arsye e mundshme për mungesën e Shoigu ishte se ai ishte sëmurë nga probleme me zemrën. Ka edhe raportime se ai mund të jetë nën arrest shtëpiak, së bashku me disa të tjerë për dështimin e pushtimit të Ukrainës.

Wall Street Journal raportoi më 19 mars dëshminë e një zyrtari amerikan se komandanti i njësisë së agjencisë ruse të inteligjencës FSB përgjegjës për Ukrainën ishte vendosur në arrest shtëpiak. Zyrtari tha gjithashtu se kishin shpërthyer përplasjet midis FSB-së dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes pasi pushtimi ka ngecur mes rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Kur u pyet për thashethemet se Shoigu vuante nga probleme me zemrën, Peskov tha: “Nuk keni nevojë të dëgjoni botimin e Agentstvo”.

Të mërkurën, Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin dhe gjenerali Mark A. Milley, kryetar i shefave të përbashkët të shtabit, janë përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të organizojnë një telefonatë me Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov të cilët nuk janë parë publikisht që nga 11 marsi – por dyshja “deri më tani nuk kanë pranuar të angazhohen”.

Profili i Shoigu në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes nuk është përditësuar që nga 11 marsi. Dmitry Treschanin, një gazetar rus në median e pavarur “Mediazona”, vuri në dukje në Twitter se artikulli i fundit për Shoigu që u shfaq në RIA ishte nga 11 marsi. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka bërë deri tani asnjë koment për gazetarët.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al