Ka nisur heqja e dyerve të blinduara në selinë e Partisë Demokratike, të montuara me urdhër të Lulzim Bashës përpara protestës së 8 Janarit.
Në aktin e parë të selisë ka qenë e vendosur dera e madhe e blinduar, që nuk lejonte anëtarët e partisë që mbështesnin Sali Berishën të futeshin brenda ose të ngjiteshin në katin e dytë.
Për shkak të dyerve të blinduara, Sali Berisha dhe anëtareët e Komisionit të Rithemelimit qëndruan më shumë se 3 muaj pa u future në selinë e PD-së. Vetëm ditën e djeshme ata hynë sërish në seli dhe zhvilluan 2 mbledhje, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.









