• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri/ Pse Vladimir Putin i ka mbajtur të fshehta vajzat e tij?

16/04/2022
Misteri/ Pse Vladimir Putin i ka mbajtur të fshehta vajzat e tij?

Raundi i fundit i sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë përfshiu edhe vajzat e presidentit Putin. Presidenti Joe Biden bëri disa deklarata të ashpra kundër presidentit rus duke u shprehur se qëllimi i këtyre sanksioneve ishte “thellimi i dhimbjes së Putin dhe vazhdimi i izolimit ekonomik të Rusisë në arenën globale”. Sidoqoftë, jeta private e Putin e sidomos ajo familjare kanë qenë shpesh pjesë e titujve kryesorë dhe mediave rozë.

Putin u diplomua për juridik në vitin 1975 para se të vazhdonte karrierën e tij si agjent privat i KGB-së për 16 vite me radhë.

Në vitin 2000 ai morri presidencën e Rusisë.

Edhe pse Putin është përshkruar shpesh si vetë definicioni i një lider autokrat i cili kontrollon çdo gjë rreth jetëve të qytetarëve të tij, jeta e tij personale ka qenë gjithnjë një mister.

Në fakt, ai ka folur shumë rrallë publikisht rreth dy vajzave të tij Maria Voronstova dhe Katerina Tikhonova.

Identitetet e tyre nuk janë konfirmuar kurrë prej tij apo nga Kremlin dhe asnjë fotografi e tyre si adulte nuk është publikuar zyrtarisht.

Madje vetë numri i fëmijëve të sjellë në jetë nga Putin ka qenë subjekt i shumë spekulimeve.

Zyrtarisht, Putin ka dy fëmijë, Maria dhe Katerina, nga martesa e tij me Ludmilla Putinan, një ish-stjuardesë të Aerolot , nga e cila ai u divorcua në vitin 2013, duke u bërë udhëheqësi i parë rus që divorcohet nga gruaja e tij pas Pjetrit të Madh në vitin 1698.

Spekulime për jetën private të Putin

Numri i saktë i fëmijëve të tij mbetet ende një enigmë e madhe.

Kjo sepse ai është përfolur shpesh për lidhje jashtëmartesore, siç ishte ajo që mori jehonë në 2021, pas publikimit të dokumenteve të klasifikuara të Pandora Papers, të cilat akuzuan Putin se kishte blerë heshtjen e një prej të dashurave të tij, duke vendosur një apartamenti në Monako në emrin e saj.

Kjo ishte pikërisht Svetlana Krivonogikh – një grua ruse e cila raportohet të ketë punuar si pastruese në Shën Pjetërburg.

Sipas Pandora Papers, ky apartament ishte blerë me anë të një kompanie offshore e cila ishte krijuar vetëm disa javë pasi e dashura në fjalë, kishte sjellë në jetë një vajzë me emrin Luiza – e cila thuhet se është vajza e Putin.

Kremlin sigurisht i ka përgënjeshtruar të gjitha këto aludime.

Spekulime ka pasur edhe për një lidhje tjetër të Putin nga e cila ai thuhet të ketë një tjetër vajzë.

Putin është përfolur shpesh se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me gjimnasten dhe kampionen olimpike ruse Alina Kabaeva.

Media të ndryshme thonë se Alina sot jeton në një vilë luksoze në Zvicër, së bashku me vajzën e saj dhe të Putin, por sërish Kremlin i ka mohuar këto akuza pavarësisht faktit se në web gjenden dhjetëra foto të saj me Putin.

Vajzat legjitime të Putin dhe arsyet e sanksioneve kundër tyre

Për momentin, sanksionet e SHBA do të prekin vetëm 2 vajzat legjitime të Putin të cilat vijnë nga martesa e tij me Ludmillën.

Vajza e tij e vogël Katerina Tikhonova, 35 vjeç, lindi në Dresden në vitin 1986 ndërkohë që Putin punonte si agjent i KGB-së.

Tikhonova e cila përdor emrin e gjyshes së saj nga e ëma, ka studiuar në Universitetin e Shën Pjetërburgut dhe ka një master në fizikë dhe matematikë, përveç pasionit të saj të kërcimit Rock n Roll.

Sot ajo drejton një qendër të inteligjencës artificiale në Moskë – Innopraktika Center.

Ajo u martua me miliarderin rus Kirill Shamalov nga i cili u divorcua në vitin 2018.

Shamalov është i biri i mikut të afërt të Putin, Nikolai Shamalov, i cili është bashkë-themelues i Bankës Rossiya e cila sipas qeverisë amerikane është ‘banka personale e Kremlin’.

Kirill ka udhëhequr edhe aktivitetet ekonomike të Gazprom – kompanisë më të madhe të gazit në Rusi.

Një hetim i vitit 2015 nga Reuters përllogariste një pasuri të çiftit që i tejkalonte $2 miliardë dollarët, përfshi një vilë luksoze me vlerën $5 milionë dollarë në Biarritz, Francë.

Në muajin mars, vila luksoze e vajzës së Putin u bastis nga aktivistë dhe protestues francezë të cilët publikuan planet e tyre në rrjete sociale për të mirëpritur refugjatë ukrainas në vilën me 8 ambiente fjetje.

Vajza e madhe e Putin, Maria Vorontsova, 36 vjeç, është diplomuar për pediatri dhe endokrinologji. Ajo ka deklaruar se merret me studimin e hormoneve si edhe disa prej kurave më të avancuara kundërt kancerit.

Vorontsova u martua me biznesmenin belg Jorrit Faasseen dhe thuhet se dyshja kanë jetuar për një kohë të gjatë në Hagë, edhe pse Putin e ka mohuar këtë duke thënë se vajzat e tij nuk e kanë lënë kurrë Rusinë.

Sipas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, Vorontsova është sanksionuar nga SHBA pasi ajo drejton disa programe shtetërore për genetikën të cilat financohen me miliarda dollarë nga qeveria ruse.

Teksa lufta vazhdon, shumë mendojnë se këto sanksione nuk janë të ashpra sa duhet dhe se ato nuk po i ndihmojnë aspak përpjekjet për të ndalur luftën.

Por zyrtarët amerikanë janë të bindur se këto sanksione janë të nevojshme sepse sipas tyre presidenti rus mund të jetë duke fshehur pronat dhe asetet e tij me të afërmit dhe familjarët e tij.

Ndërkohë Kremlin e ka quajtur vendimin e SHBA për të sanksionuar vajzat e Putin të çuditshëm, ndaj mbetet për t’u parë se sa ndikim do të kenë këto sanksione në ç’tensionimin e situatës në Ukrainë.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al