• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e talentit shqiptar të Brentford-it, Roy Syla

16/04/2022
Historia e talentit shqiptar të Brentford-it, Roy Syla

Roy Syla kishte qenë në provë te Brentford-i para se klubi të nënshkruante me të përfundimisht. 21-vjeçari u largua nga klubi i Barnet-it në verën e 2020. Pas periudhës së provës, ai nënshkroi kontratën njëvjeçare me opsion edhe për një tjetër vit.

Në një intervistë të gjatë të dhënë për britaniken “The Athletic”, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë U-21, e përshkruan kohën e tij me klubin e Premier League si një nga përvojat “e preferuara” në futboll.

“Unë jam zhvilluar në çdo aspekt”, tha ai për “The Athletic”.

“Fizikisht, teknikisht dhe taktikisht. Gama ime e pasimeve është përmirësuar shumë, dhe tani jam rehat duke përdorur edhe këmbën e majtë (këmba më e dobët)”, shtoi ai.

Duke vijuar më tej, ai tregon se sa shumë është përmirësuar dhe se sa shumë e ka ndihmuar përdorimi i të dy këmbëve. Që për një mesfushor është ndër aspektet më të rëndësishme, pasi siç thot dhe vet ai “nuk ke pse ta kthesh gjithë trupin” kur pason.

Trajnerët e Brentford B, ku aktivizohet Syla, Sam Saunders dhe Steven Pressley i kanë përcjellë atij këshillat kryesore si dy ish-mesfushorë. Dhe këto për ta bërë atë një mesfushor qëndror më të “rafinuar”.

Syla u bashkua me Barnet-in e Londrës veriore, i cili aktualisht luan në nivelin e pestë të National League, kur ishte 12-vjeç. Ndërsa në 2018, kur ishte 17-vjeç nënshkroi kontratën profesioniste dhe duke qenë anëtari më i ri i skuadrës, ai tregon se ishte pak “nervoz”.

Syla është rritur në Angli, por të dy prindërit e tij kanë lindur në Shqipëri. Çdo verë gjatë fëmijërisë së tij, ata fluturonin drejt kryeqytetit, Tiranë, përpara se të vizitonin familjen e nënës së tij në jug të vendit.

Në të njëjtin muaj kur ai nënshkroi marrëveshjen e tij të parë me Barnet-it, u thirr për të përfaqësuar Shqipërinë në nivelin U-17.

Mesfushori i talentuar tregon se kur u thirr nga Shqipëria U-17, u çudit paksa pasi në skuadër kishte lojtarë të moshave të Inter-it, Juventus-it dhe Olympiacos-it. Megjithatë ai beson se “po përshtatem dhe po bejë mirë”.

Teksa aktivizohej me U-17 dhe U-19 e Shqipërisë, Syla luajti me Armando Brojën dhe Marash Kumbullën. Sulmuesi i talentuar i Chelsea-t që aktualisht luan i huazuar te Southmapton-i. Ndërsa mbrojtësi i Hellas Verona-s në atë kohë, luan te Roma tashmë.

Syla tregon për “The Athletic”, se Broja “është përmirësuar shumë”, “di të përdorë trupin”, si dhe “ngacmon mbrojtësit e Premier League”.

Më 29 mars, Syla zbriti nga pankina për të bërë paraqitjen e tij të parë me Shqipërinë U-21 dhe përballë kishte Anglinë U-21. Me këta të fundit që kërkonin me patjetër fitoren, të cilën e arritën me shifrat 3-0. Ndeshja ishte për kualifikueset e Kampionati Evropian për të rinjtë.

“Ishte hera ime e parë që luaja në kualifikuese dhe ishte një përvojë vërtet e mirë”, tha mesfushori.

“Ishte pak e vështirë të arrish diçka kur loja është 3-0 dhe ata qarkullonin topin. Por kam pasur më pak presion”.

“Isha kundër Curtis Jones dhe Anthony Gordon, të cilët luajnë javë pas jave në Premier League”.

“Unë duhet të shoh standardin, të shoh nivelin dhe të vlerësoj sa larg kam arritur”, theksoi 21-vjeçari.

Që kur iu bashkua Brentford B, Syla ka pasur mundësinë të luajë për ta në turnet Korantina Homes Cup në Qipro dhe Atlantic Cup në Portugali.

Në shkurt, ai bëri një paraqitje në një miqësore kundër Monaco-s, e cila kishte në përbërje ish-mesfushorin e Spanjës, Arsenal-it, Chelsea-it dhe Barcelona-s, Cesc Fabregas-in dhe gjermanin Kevin Volland.

Të hënën, ai mori pjesë në stërvitje me ekipin e parë të Brentford-it për herë të parë. Futbollistët Josh Dasilva, Shandon Baptiste dhe Tariqe Fosu u kujdesën për mesfushorin e ri dhe e komplimentuan për aftësinë e tij.

Ishte një shpërblim për gjithë punën e tij të palodhur këtë vit dhe që i solli kujtimet e ditës së tij të parë në klub.

“Kam bërë një provë 1 km, ku më është dashur të vrapoj nga njëri skaj i fushës në tjetrin 10 herë”, thotë ai për “The Athletic”.

“Nuk e kisha bërë kurrë më parë dhe shkuam menjëherë në stërvitje më pas”.

“Mendova se ku kisha ardhur. Por trupi mësohet më pas. Të gjithë më kanë ndihmuar shumë. I gjithë ky vit ka qenë shumë i mirë për mua”, shtoi mesfushori kuqezi.

Syla humbi një penallti në atë humbje ndaj Barnet-it në Middlesex FA Senior Challenge Cup. Megjithatë më 26 prill do të ketë mundësinë të ndihmojë shokët e tij në London Senior Cup përballë skuadrës së Hendon-it.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al