• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Propozimet e PD për presidentin e ri (Emrat)

19/05/2022
Propozimet e PD për presidentin e ri (Emrat)

Enkelejd Alibeaj mundi të mbledhë në selinë blu më shumë deputetë se herën e fundit kur i thirri për zgjedhjen e Presidentit të ri. Në mbledhje ishin 23 deputetë ndërsa iu bashkuan online edhe dy deputetë të tjerë.

Në fillim të mbledhjes, Alibeaj shpjegoi hapat që do të ndiqen.

Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë, aleatët dy kandidatë. Më pas ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat.

Kandidati në fund propozohet me firma të përbashkëta PD-PS

Por si janë numrat brenda opozitës? Brenda grupit parlamentar të PD-së janë krijuar tashmë tre nëngrupime. .

16 deputetë janë të rreshtuar me Berishën. Grupi i deputetëve as me Alibeajn dhe as me Rithemelimin përbëhet nga 12 të tjerë dhe 13 nëse në këtë grup do të përfshihet edhe Lulzim Basha si i distancuar nga përplasja brenda PD-së, ta paktën publikisht.

Rithemelimi ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes në këtë proces dhe sipas Komisionit, Alibeaj nuk ka tagër për të biseduar në emër të Partisë Demokratike.

Ata i bënë thirrje deputetëve të mos i binden Alibeajt për presidentin duke e cilësuar procesin farsë

Ndërkohë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kanë filluar të diskutohen edhe emra konkrete.

Të parët janë emrat e ish-deputetit demokrat Leonard Demi, ish-ambasadorit në Shkup dhe Prishtinë, Arben Cejku dhe kolonel Dritan Demirajt.

Me konkretisht, Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika propozuan Arben Çejkun

Bledjon Nallbati propozoi Dritan Demirajn

Kreshnik Çollaku propozoi Dashamir Shehin, Lajlja Përnaskën dhe Jorida Tabakun

Sajmir Koreshi propozoi Visar Zhitin

Xhelal Mziu propozoi Dashamir Shehin, Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën

Dhurata Çupi propozoi Princ Leken

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar gjatë mbledhjes se duhet të mandatohet Grupi i PD-së për të negociuar për presidentin e ri.

“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidentin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces.

Unë mendoj që për t’u bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim…”, mësohet të jetë shprehur ai. Bardhi madje ka nënvizuar se i ka kërkuar Fatmir Mediut që të negocioje me Rithemelimin për emrin për president.

Pas tre ore mbledhje të grupit kandidatët e propozuar u zyrtarizuan ndërsa Alibeaj njoftoi për mediat se emrat nuk janë përfundimtare dhe se ato do të diskutohen edhe me aleatët dhe grupin e Rithemelimit të premten por pa Berishën të pranishëm.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur mes nesh për ti konsultuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar, të shprehin opinionet e tyre, vullnetin për procesin dhe sigurisht për emra eventualë. Kjo është e para që unë dua ta them publikisht për këdo, do konsultohemi dhe me aleatët tanë, për të gjitha dëshirat, qëndrimet e tyre lidhur me procesin dhe emrat eventualë.

Besojmë ne që vetëm në këtë mënyrë ky proces që ka nisur seriozisht e do duhet të përfundojë në mënyrë serioze të ecë përpara. Po thoja për anëtarët e grupit parlamentar të PD, besoj është e qartë! Për anëtarët e grupit parlamentar të PD! Kjo ishte kërkesa e të gjithë anëtarëve që ishin pjesë e mbledhjes”, theksoi Alibeaj, pasi Berishën e konsideron të përjashtuar nga grupi parlamentar pas vendimit të ish kryetarit Basha më 9 shtator.

Ndërsa Mediu dhe Duka mesohet se kanë propozuar kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin.

Prezent në mbledhje deputetët:

1.Andia Ulliri

2.Lindita Metaliaj

3.Merita Bakiu

4.Selaudin Jakupllari

5.Kastriot Piroli

6.Kreshnik Collaku

7.Ferdinant Xhaferri

8.Lefter Geshtenja

9.Saimir Korreshi

10.Dhurata Cupi

11.Gazment Bardhi

12.Bledion Nallbati

13.Oriola Pampuri

14.Xhelal Mziu

15.Jorida Tabaku

16.Eralda Tase

17.Dashnor Sula

18.Flamur Hoxha

19.Enkelejd Alibeaj

20.Arbi Agalliu

21.Gerta Bardeli

22.Zef Hila

23.Ramadan Lika

Online

Emilia Koliqi

Zheni Gjergji

Emrat kandidat për president

1. Leonard Demi

2. Arben Çejku

3. Dritan Demiraj

4. Visar Zhiti

5. Rexhep Uka

6. Halim Kosova

7. Dashamir Shehu

8. Princ Leka

9. Jorida Tabaku

10. Lajla Pernaska

Related Posts

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Kryesore

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë
Kryesore

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

07/12/2025
Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës
Kryesore

Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

07/12/2025
Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Kryesore

Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

07/12/2025
Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur
Kryesore

Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

07/12/2025
Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al