• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal në Gjirokastër, rikthehet në punë mjeku i dënuar për mjekim të pakujdesshëm, që solli vdekjen e vajzës 7-vjeçare

10/08/2017
Skandal në Gjirokastër, rikthehet në punë mjeku i dënuar për mjekim të pakujdesshëm, që solli vdekjen e vajzës 7-vjeçare

Faik Pashollari, i cili është i dënuar me 1 vit burg për mjekim të pakujdesshëm pas vdekjes së një vajze 7 vjeçe, është rikthyer në punë për herë të dytë, ndonëse ndaj tij ka një vendim gjykate se për 3 vite pas përfundimit të dënimit nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Ka qenë drejtori i Spitalit të Gjirokastrës, Përparim Muço konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare”se mjeku pediatër Faik Pashollari ushtron profesionin e tij në këtë spital. Sipas drejtorit Muço, mjeku në fjalë nuk është futur në punë prej tij, por është gjetur në këtë institucion në momentin që ai ka marrë detyrën, dhe se pranimi i tij ishte bërë nga drejtori i mëparshëm.

“Mjeku Faik Pashollari nuk është futur në punë nga ana ime. Këtë person unë e kam gjetur në punë në momentin që kam marrë detyrën e drejtorit të spitalit. Është futur nga paraardhësi. Ai është në moshë pensioni. Duke qenë se spitali ka pasur nevojë, pasi ka pasur mungesë personeli mjekësh të kualifikuar, ai është ofruar, ka kërkuar mundësinë për të punuar vetëm si mjek roje, 4 ose 5 shërbime në muaj. Dhe kjo gjë është pranuar nga drejtori i mëparshëm i spitalit”, – tha ai.

Po ashtu, Përparim Muço pohoi se po e verifikon edhe një herë dosjen e Pashollarit. “Mua më erdhi babai i vajzës për të cilën mjeku Pashollari është dënuar për mjekim të pakujdesshëm dhe m’u ankua për këtë gjë. Unë i jam përgjigjur që të bëjë një kërkesë me shkrim. Pas kësaj, u interesova në zyrën e personelit që kam dhe vendosa që ta rishikoj edhe një herë dosjen e këtij mjeku. Me këtë detyrë kam ngarkuar juristin e institucionit. E kemi thirrur personin në fjalë dhe e kemi sqaruar se, me këtë dëshmi penaliteti që ai ka dorëzuar rezulton se nuk duhet ta kryejë detyrën për 3 vite”, – sqaroi drejtori i Spitalit Gjirokastër.

Urdhri i Mjekut

Fatmir Brahimi, presidenti i Urdhrit të Mjekut, sqaroi dje për “GSH” se, ndonëse mjekut Faik Pashollari iu pezullua më herët licenca për ushtrimin e detyrës, këtë herë iu rikthye për shkak se u kishte ardhur një vendim prokurori ku thuhej se kjo gjë anulohej. “Më herët neve na ka ardhur një vendim prokurori dhe ne ia kemi hequr licencën mjekut pediatër Faik Pashollari. Më pas na ka ardhur një vendim tjetër, po nga i njëjti prokuror, ku thuhej se kjo gjë anulohej. Për këtë kemi pasur edhe një debat. I kam kërkuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë që të ma interpretonte atë shkresë, dhe më erdhi si përgjigje se kjo gjë është sipas institucionit të interesuar, duke mos më dhënë një përgjigje konkrete se çfarë duhej të bëja. Edhe më parë ne kemi qenë të detyruar që ta rikthenim, sepse ai solli edhe dy shkresa ku dilte se ishte i padënuar. Më pas u sqarua kjo situatë dhe iu pezullua licenca. Ndërsa, për rastin e fundit, licenca iu kthye në bazë të shkresës së ardhur nga prokurori”, – tha Brahimi.

Faksimile e “Gazeta Shqiptare”, datë 18 tetor 2016, ku spitali i Përmetit pezullon mjekun Pashollari

Related Posts

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri
Kryesore

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri

15/09/2026
Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë
Kryesore

Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë

15/09/2026
Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin
Kryesore

Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin

14/09/2026
E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin
Kryesore

E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

14/09/2026
Kryesore

Rama ju mbyll derën gjyqtarëve: Askush nuk na urdhëron dot! Janë bërë si ultrasit që bërtasin rrugëve

14/09/2026
Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shuhet ëndrra amerikane, Zverev feston në Us Open dhe fiton shifrën rekord – Balkanweb.com – News24

Shuhet ëndrra amerikane, Zverev feston në Us Open dhe fiton shifrën rekord – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Leonard te Toronto, finalizohet shkëmbimi i bujshëm mes Toronto dhe Clippers

Leonard te Toronto, finalizohet shkëmbimi i bujshëm mes Toronto dhe Clippers

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al