• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vera than liqenin, Viroi braktiset nga vizitorët. Shihni FOTOT

10/08/2017
Vera than liqenin, Viroi braktiset nga vizitorët. Shihni FOTOT

Vera e nxehtë dhe tharja e liqenit kanë ulur ndjeshëm vizitueshmërinë e Parkut Natyror të Viroit, një ndër pikat turistike më të frekuentuara si nga banorët e zonës së Gjirokastrës ashtu edhe nga grupet turistike. Për specialistët e mjedisit ky është një fenomen natyror që përsëritet çdo verë, por këtë vit tharja e plotë e liqenit ka dëmtuar florën dhe faunën e zonës. Turistët e paktë që shëtisin në park, ndërsa vlerësojnë bukuritë natyrore të zonës, shprehin zhgënjimin e tyre nga braktisja e Viroit.

”E kam vizituar këtë zonë përpara dy vitesh, por shikoj tani se liqeni është tharë dhe parku është i boshatisur nga njerëzit. Me vjen me të vërtetë keq, pasi së bashku me familjen po qëndrojmë për disa ditë në Gjirokastër dhe menduam të vizitonim sërish Viroin. Vera e ka tharë krejt liqenin, ndërkohë që vizitorët këtu janë të paktë në numër. Do të bëjmë thjesht një shëtitje të shkurtër”, shprehet Eleni Nikolau, tursite nga Greqia. Ndërkohë për Elektra Sotiriadhin, një tjetër vizitore nga Greqia, Parku Natyror i Viroit është me të vërtetë i veçantë. E kam viztuar këtë park dimrin e kaluar dhe liqenin ishte me ujë dhe kudo kishte gjelbërim dhe vizitorë. Ndërkohë vera ka tharë krejt liqenin duke sjellë edhe boshatisjen e parkut. Është me të vërtetë dëshpëruese kjo pamje. Megjithatë për mua Viroi ngelet një park i bukur dhe i veçantë”, thotë vizitorja nga Greqia.

Parku i Viroit tërheq banorët e Gjirokastrës si edhe vizitorë vendas dhe të huaj përgjatë gjithë vitit. Falë florës dhe faunës së pasur, ky park ka edhe vlera mjedisore të veçanta. Për specialistët e mjedisit, ulja e nivelit të ujit në liqenin e Viroit gjatë periudhës së verës është diçka normale, por këtë vit kjo situatë është problematike, pasi liqeni është tharë plotësisht. Sipas specialistit të mjedisit, Stefan Rrapi, tharja e liqenit ka ardhur si shkak i verës të thatë dhe uljes së prurjeve të burimeve që furnizojnë liqenin, veçanërisht të burimit të Mëmës së Viroit.

“Thatësira e kësaj vere ka prekur edhe disa prej lumenjve të zonës së Gjirokastrës, duke tharë plotësisht shtretërit e tyre. Një situatë e tillë sjell ndikime edhe në mjedis si dhe në ekosistemin natyror të tyre, megjithatë nuk mund të flitet për problematika të theksura në këtë drejtim”, shprehet Rrapi.

Profili ambiental i parkut të Viroit

Pika turistike e Viroit ndodhet 3 km në veriperëndim të qytetit të Gjirokastrës, anës rrugës kombëtare Tepelenë-Gjirokastër. Një liqen natyror me sipërfaqe ujore prej 17.5 ha dhe një sipërfaqe rrethuese e pyllëzuar pjesërisht e bëjnë zonën një nga pikat me çlodhëse për gati 40 mijë banorët e qytetit dhe rrethinave të Gjirokastrës, por edhe më gjerë të gjithë rajonit dhe grupet turistike vendase dhe të huaja.

Kjo zonë karakterizohet nga resurse tepër të mëdha natyrore, shumëllojshmëri bimësh me vlera si mjekësore, ashtu edhe aromatike e dekorative dhe ku nuk mungojnë as peisazhet e papërsëritshme me vlera ekonomike e rekreative. Në Parkun Natyror të Viroit evidentohen rreth 250 specie bimore dhe 72 specie shtazore që gjallojnë në këtë zonë. Në vitin 1982 Viroi mori statusin e një pike turistike dhe më pas u kthye në një park lokal.

Në këtë zonë ndërthuret më së miri peisazhi liqenor, pylli e gjelbërimi kodrinor e malor. Pjesë e këtij parku është edhe burimi karstik i quajtur “Mëma e Viroit”-Monument Natyre prej nga buron uji si kristal i cili mban “gjallë” liqenin.  Me resurset e veta natyrore si hapësirat për pushuesit, mundësitë e shfrytëzimit ekoturistik, pjesës së shpatit të malit dhe pyllit të tij, shëtitorja dhe anekset funksionale rreth liqenit dhe zona e lumit dhe shtratit të tij nën rrugën kombëtare, Parku i Viroit kthehet në një mjedis të vertetë për çlodhjen e vizitorëve./konica.al

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al