Një ditë më parë nisi puna për rikonstruksionin e rrugës nga Kthesa e Libohovës te Ura e Suhës.
Lajmin e njofon kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.
Teksa publikon foto nga mbërritja e makinerive dhe materialeve, Mandi thotë se “brenda pak kohësh kjo e rrugë do të ketë pamjen e rrugëve të tjera që ne bëmë në këto dy vjet, siç është rruga e Bulos dhe e Labovës.
Mandi shton më tej se nisin shumë shpejt punimet për qendrën e Libohovës dhe rrugën e Nepravishtës.