Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht në Prokurori një shtetas nga fshati Kakoz, pasi dyshohet si autor i zjarrit në fshatin Labovë e Vogël, ku u dogjën rreth 100 hektarë pyje.
“Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.L, vjeç 58, banues në fshatin Kakoz Gjirokastër, i cili në fshatin Labovë e Vogël, në Mavrambel, dyshohet se nga një bisht cigare, janë djegur pjesërisht një sipërfaqe prej 100 ha pyll me bar e shkurre”, thuhet në njoftimin e policisë.