Në vijim të kontrolleve të territorit dhe masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, në vendin e quajtur “Noga”, në afërsi të fshatit Turan, Tepelenë, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në. Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u gjetën 70 bimë të kultivuara narkotike Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u shpall në kërkim një shtetas (për arsye hetimi nuk jepen të dhëna).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.