• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet prezantuesja shqiptare: Si tentuan të më “kapin me zor” te liqeni

02/09/2022
Flet prezantuesja shqiptare: Si tentuan të më “kapin me zor” te liqeni

Moderatorja Antoneta Koçi tregoi për Euronews Albania se ka shpëtuar nga një rast dhunimi. Më ka ndodhur vjet dhe nuk kam dashur ta ndaj, tregoi ajo, ndërsa shtoi se i druhej paragjykimeve. Sipas saj njerëzit gjejnë gjithnjë arsye për të bërë me faj viktimën, madje një pjesë arrijnë të gjykojnë dhe vërtetësinë e asaj që po thua.

“Unë kam qenë te Liqeni Artificial në Tiranë. Pas palestre do takohesha me dy mikesha të miat që ishin atje, por ato kishin menduar të lëviznin për shkak të një problemi që kishin pasur dhe u gjenda vet te Parku i Liqenit dhe duke menduar që kthimi pas nuk kishte më kuptim, thjesht vazhdova rrugën dhe mendova që do të kishte goxha njerëz sepse ka qenë pasdite vere, faktikisht po afronin orët e darkës, por nuk e mendova si problem sepse aty ku isha kishte goxha lëvizje,” – tregoi Antoneta për Euronews Albania.

Ajo tha se në mëndje i kishin kaluar shumë skenarë, por fatmirësisht kishte vrapuar dhe kishte mundur të shpëtonte.

“Në një moment e gjeta veten në një situatë ku mendova shumë lloj skenarësh dhe asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk ndodhi sepse unë arrita të vrapoj shumë shpejt dhe fatmirësisht më doli një çift përpara.

Në një moment fillova të dëgjoj disa hapa. Aty ku po kaloja, në një rrugicë, nuk kishte fare njerëz në një moment dhe fillova të dëgjoj një person që po vraponte, po mu duk diçka e dyshimtë. Gjithsesi ai personi filloi të ulte shpejtësinë derisa filloi të ecte normalisht krah meje.

Filloi të bënte ngacmime të ndryshme, unë normalisht shumë serioze ju ktheva që ‘të lutem vazhdo rrugën sepse nuk dua të të flas, kam problemet e mia’ e gjëra të tilla, ai vazhdonte komunikonte me mua dhe vazhdonte të bënte ngacmime,” – tregoi Antoneta.

Ajo rrëfeu se vazhdimisht po bënte telefonata, por e kishte të vështirë të shpjegonte vendndodhjen e saj, ndërsa në të njëjtën kohë refuzonte t’i linte të kuptuar personit që po e ngacmonte se kishte frikë apo e kishte kapur paniku.

“Ruajta qetësinë deri në momentin që ai filloi të tregohej problematik, sepse erdhi mu afrua, më kapi nga supet dhe tentoi të më puthte, në atë moment pastaj unë fillova të vrapoj me sa fuqi kisha deri në momentin që pash një çift dhe ju bashkova atyre,” – rrëfeu Antoneta.

Ajo ndau dhe shqetësimin për familjen e saj që po ta dinte këtë situatë, patjetër do trembej.

Related Posts

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026
Shkrihen 16 bashki, Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PS ndarjan e re territoriale
Kryesore

Shkrihen 16 bashki, Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PS ndarjan e re territoriale

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

05/10/2026
Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al