Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në Ksamil. Viktima është identifikuar si 54-vjeçarja, Sindelyne Erzsebet. Mësohet se ajo është transportuar e vdekur në spital dhe ende janë të paqarta shkaqet që kanë bërë të humb jetën.
Ndërkohë, me vendim të Prokurorisë së Sarandës, trupi është dërguar e shoqëruar nga efektivë policie për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.